Demokratët masakrojnë Xhelal Mziun në FB: Duhej të ishe në Dibër

Demokratët masakrojnë Xhelal Mziun në FB: Duhej të ishe në Dibër

18:49, 19/10/2021
A+ Aa A-

Në një kohë kur ish-kryeministri Sali Berisha zhvillonte 'Foltoren' e 10-të me demokratët e Dibrës, deputeti i këtij qarku, Xhelal Mziu bëri një postim në rrjetet sociale ku shkruante se PD ka depozituar në SPAK mijëra informacione, fakte, dokumente dhe prova për blerjen e votave nga mazhoranca. 

Ndoshta kanë harruar se janë bërë 7 muaj nga procesi zgjedhor i 25 prillit.

Nëse PD do të kishte vullnet për të hetuar masakrën elektorale do ta kishte bërë që të nesërmen e 26 prillit dhe të mos lejonte njohjen e zgjedhjeve nga ndërkombëtarët.

Dy lëvizje të munguara që vulosën për rrjedhojë dështimin e PD-së dhe Lulzim Bashës, për të çuar në vend dinjitetin e demokratëve. 

***

Por, demokratët janë të zgjuar dhe kurrsesi nuk mund të manipulohen lehtë. Simpatizantë të shumtë, por edhe qytetarë të thjeshtë kanë lëshuar një lumë me komente në postimin e Xhelal Mziut në Facebook, i cili njëherazi është edhe drejtues qarku në Dibër. 

Komentet lidhen me mungesën e tij në 'Foltore'. Komentuesit e shumtë janë përgjithësisht votues të Qarkut të Dibrës të cilët kritikojnë qëndrimin e Mziut për të mos iu bashkuar 'Foltores' së Berishës. 'Populli ndodhet në Foltore', është kumti i demokratëve dibranë. 

Ata i kujtojnë Xhelal Mziut dështimin e 25 prillit nën drejtimin e PD-së nga Lulzim Basha, por edhe promovimin politik që i bëri Sali Berisha atij prej vitit 2007, ndërsa shtojnë se duhet të ishte në takim, pasi një gjë të tillë e ka edhe detyrim moral.  

Nga të gjitha komentet, zor se gjen një që mbështet Xhelal Mziun dhe Lulzim Bashën.  

Një tjetër provë që tregon se baza e demokratëve është e tëra pas 'Foltores' (madje Basha nuk mbështetet as nga Dibra, vendi i tij i origjinës). Kryetarit në detyrë të PD i kanë mbetur vetëm një grusht i vogël bashkëpunëtorësh, të cilët siç edhe flitet nëpër zyrat e PD, joshen me premtime për pozicione drejtuese, vende pune dhe të mira materiale që do të vijnë më pas... 

Disa nga komentet

"Me vjen keq qe sot sje bashkuar foltores se Dibres , sepse shumica e atyreve qe jane sot aty te kan votuar per te qen ne parlament .
Keto masakrat kemi 8 vite qe ju degjojme me beso qe te gjithe demokratet jane lodhur me keto masakrat , syt dhe veshet dhe zemrat e demokrateve sot jan ne Diber !"

"Duhet te ishe ne diber, ke mbarue te ka shpetue nga burgu Berisha, ja prit se more fund sa te vi berisha ne pushtet turp" 

"Te pakten meqe nuk je prezent ne "FOLTORE" trego respekt e degjoje dr.Berishen nga TV. Mendon se do ta fale Dibra kete veprim, kete karshillek ...? Kur ske turp bej çte duash...!" 

"Ti zoti Deputet duhet te jesh me ku vendin e Dibranve ku aty ka njerz shum te menqur dhe me e pata ti ndegjosh ata se nga ata je votu si Deputet se neser do shkosh dhe do pendohesh"

"O Xhelal...leni keto masakrat zgjedhore se na keni ardh ne maj te hundes..shko atje ku jan burrat dhe fol atje...qe te ndigjojne ata qe nuk kan frike nga fjala e lire!" 

"O Xhelil ske pas anjeher brina mi be karshillek Doktorit!!! Po nejse t'fala "Pengut"

"Leni Statutet o Xhelal ,Duhet te ishe ne Foltoren e Partis Demokratike!"

"Xhelal mziu te vi turp turp ama tuuuurp qe tregon shume mungese respekti ndaj pd ne kohen e folotores ti gjen kurajo me paftyrsi e poston turp per ty"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Genci19/10/2021 19:19

Kokra e legenit.I ka premtuar Basha per kryetar bashkie.Ne te votuam dhe sakrifikuam gjate fushates que te beheshe deputet dhe keshtu na e shperbleve ,duke na injoruar.Hajde ne Diber te kerkosh falje ose Mos guxo te vish e te kerkosh vota.Respekte demokrateve de Dibres

Shto koment

Denonco