Ironia e Strazimirit: ‘Si është opozita sot? Ashtu siç e do Taulant Balla’

Ajo që bëri shumë përshtypje sot në median sociale ishte fakti se kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh i kënaqur që ka një opozitë të tillë si ajo e Lulzim Bashës.

“Ajo që unë dua të ritheksoj është se është hap i rëndësishëm, fakti që tani në Kuvend kemi një opozitë që vjen me propozime konkrete,” tha Balla. Kaq u desh dhe në median sociale shpërtheu ironia. Anëtari i kryesisë së PD, Gent Strazimiri tha se tani opozita është fiks siç e do Taulant Balla.

STATUSI I STRAZIMIRIT

Si është opozita sot?

- Siç e do Taulant Balla!

Kaq!

#qëndro_në_këmbë_demokrat

#asnjë_hap_pas