Balla: Në parim jemi dakord me propozimet e PD-së, lajm i mirë që kemi këtë lloj opozite

Balla: Në parim jemi dakord me propozimet e PD-së, lajm i mirë që kemi këtë lloj opozite

12:02, 19/10/2021
A+ Aa A-

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka reaguar këtë të martë për depozitimin në Kuvend të tre amendamenteve kushtetuese nga ana e Partisë Demokratike.
Sipas Ballës, propozimet e PD-së për reformën territorial, atë zgjedhore dhe vettingun ndaj politikanëve, i plotësojnë kushtet formale për tu diskutuar dhe pranuar.
Por më e rëndësishmi sipas tij është fakti që më në fund Kuvendi ka këtë lloj opozite.

“Jemi të hapur për të diskutuar propozimet që vijnë nga PD. Ajo që vlen  është që në aspektin formal propozimet përmbushin kushtet që ka vendosur kushtetuta dhe rregulloja e kuvendit.  Ajo që unë dua të ritheksoj është se është hap i rëndësishëm, fakti që tani në kuvend kemi një opozitë që vjen me propozime konkrete. Ne nuk jemi njohur zyrtarisht me propozimet. Por ajo që unë them është që PS ka shprehur gatishmërinë e saj për të diskutuar çdo propozim pa kushte. Më pas ne do të kemi pozicionet tona që do të burojnë në bazë të vlerësimit të ekspertëve”, u shpreh Balla.

Gjithashtu Balla përforcoi deklaratën e Edi Ramës,  se nuk ka dhe as do të ketë negociata me PD për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut, pasi siç u shpreh është një çështje teknike dhe jo politike.

“Çështja e ndryshimeve kushtetuese për zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut është një çështje jo e jona, por është teknike për të zgjatur mandatin e këtyre dy institucioneve për të garantuar një proces të njëjtë. Si i tillë, e kam thëne duhet ta ruaj këtë nivel teknik dhe të mos bëhet pjesë e debatit politike. Në 2016 ne kemi rënë dakord që vettingu i gjyqtarëve dhe prokuroreve të bëhej nga organe të pavarura.

As ka pasur dhe as ka dhe as nuk do të ketë negociata për diçka që ju thashë. Është një rekomandim që ka ardhur nga partnerët që monitorojnë procesin e vettingut. Dua ta them me zë të lartë që procesi i vettingut ka ecur mirë. Grupi parlamentar i PS nuk do të hyjë në negociata për një çështje të tillë që është teknike. Politika duhet të rrijë larg reformës në drejtësi”, tha Balla.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari19/10/2021 15:31

PRA RAMA DO T'I LËSHOJË DHE DO T'I JAPË LULIT ARTIST, PEDERAST DHE XHEPIST (JO PD-së), VETËM ATË QË I DO BYTHA DHE I LEVERDISË RAMËS! PRA RAMA PO SILLET DHE DO TË SILLET ME LULUSHIN E VOGËL XHEPIST, ASHTU SIÇ SILLET TUTORI ME PROSTITUTËN E VET!!! BRAVO LULI!

Demokrati19/10/2021 15:24

Më në fund, pas shumë pune të palodhur sorosianët, pasi ngritën policinë që donin, ushtrinë që donin, arsimin që donin, mjekësinë që donin ata vetë, ministritë që donin dhe qeverinë që donin, sot kanë në duart e tyre edhe PD-në që donin!!! Kjo fal edhe punës dhe lojës së qelbur, të ndyrë, tinzare, të pabesë dhe të poshtër të Lulush Bashës së Bashajve dhe Hotëve, që nuk e dimë se për çfarë shqyhen tjetër, përveç poshtërsisë dhe tradhëtisë!!! Pra sot kemi në parlament atë opozitë që do edhe Tualet Palla!!! Sa turp!! Ku e katandisi Partinë Demokratike, Lulushi i vockël sorosian!!! PD-ja sot është vetëm një çetë pesë vetë!!!! FOLTORE = FITORE!

Indignado19/10/2021 15:04

Kam pershtypjen se kete faqe e administron Gent Strazimiri, pasi statusi i tij eshte komenti qe kam bere une, por qe nuk eshte botuar nga ju. Perse nuk i botoni komentet?

Indignado19/10/2021 13:07

Sigurisht te intereson kjo lloj (o)pozite … s’kujtohet njeri per Toyota Yaris

Shto koment

Denonco