Basha justifikon ‘marrëveshjet’ e mëparshme me Ramën: Isha i ri dhe nuk i dija truket!

Në fjalën e tij (përpara se kryeministri Edi Rama ta joshte sërish me bashkëqeverisje), Lulzim Basha justifikoi heshtjen dhe opozitën e tij të butë gjatë 8 viteve të shkuara me faktin se ka qenë i ri dhe se ende nuk i dinte truket e tij.

Basha veçoi 4-vjeçarin e parë të qeverisjes së Edi Ramës, i cili u mbyll edhe me marrëveshjen e 17 majit 2017, për bashkë-qeverisje disa mujore PS-PD, e cila solli fitimin e mandatit të tretë për PS-në dhe përçarjen e opozitës. 

"Lojë e vjetër Edi Rama, mund ta luaje 4 vitet e para, sepse isha i ri dhe nuk i kisha mësuar truket e tua. 

Është i njëjti llum dhe ka të njëjtat interesa, status quo-ja. Të flisni për satelit ndërkohë që njerëzit nuk kanë bukë për të ngrënë. Sepse ju notoni në luks. Zotërote ka kaluar më shumë kohë me sheikë se sa duke kaluar njerëzit e zonës tuaj elektorale. Keni kapur për bisht drejtësinë e re. 

Edhe perëndimorët e kanë kuptuar. Bëre sikur ndërtove ngrehinën e drejtësië, por nuk është funksionale. E kanë kuptuar që ti je rreziku më i madh i reformës në drejtësi, që është në koma të thellë, pikërisht prej teje”, deklaroi Basha.