'Në raft të librave kërkomë...': Meta përkujton Dritero Agollin në 90-vjetorin e lindjes

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot, shkrimtarin e madh Dritero Agolli në 90-vjetorin e lindjes. Meta citoi një nga poezitë më të njohura të Agollit, që u nda nga jeta në 3 shkurt 2017, bashkë me shënimin e tij:

“Në raft të librave kërkomë,

Atje do jem i fshehur unë

Në ndonjë fjalë e ndonjë shkronjë.

Mjafton që librin pak ta heqësh

Dhe unë do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshësh,

Si një blerim pas një rrëkeje.”

Dritëroi ynë i madh do të dritërojë përjetë për gjithçka i la trashëgim kombit shqiptar! Në 90-vjetorin e lindjes, kujtimi i tij vjen i gjallë me poezitë, librat, idetë e vyera dhe këshillat e mençura kaq aktuale!"- përfundoi Presidenti.