13 tetori, dita kur lindën dy poetët më të mëdhenj, Migjeni dhe Dritëro Agolli

13 tetori, dita kur lindën dy poetët më të mëdhenj, Migjeni dhe Dritëro Agolli

07:10, 13/10/2021
A+ Aa A-

13 tetori, dita kur lindën lindën dy poetët më të mëdhenj të letrave shqipe Migjeni dhe Dritëro Agolli.

Millosh Gjergj Nikolla i njohur me pseudonimin Migjeni u lind në Shkodër, më 13 tetor 1911, në një familje të varfër qytetare. Pasi kreu shkollën fillore në qytetin e lindjes, në vitet 1928-1932 ndoqi mësimet e mesme teologjike në Manastir. Në vitet 1933-1937 punoi si mësues filloreje në Vrakë, Shkodër dhe në Pukë. Kjo është edhe koha kur zhvilloi veprimtarinë e tij letrare. Prozatori dhe poeti u nda nga jeta në moshë të re, më 26 gusht të motit 1938, i sëmurë prej tuberkulozit.

Dritëro Agolli u lind në Menkulas, fshat pranë Devollit, më 13 tetor 1931. Mësimet e para i zhvilloi në vendlindje, gjimnazin e kreu në Gjirokastër ndërsa studimet i përfundoi në Falkutetin e Arteve në Shën Petersburg. Ishte poet, prozator, publicist dhe politikan shqiptar. Krijimtaria e tij letrare është mjaft e pasur në gjini e lloje të ndryshme. Është fitues i disa çmimeve dhe i nderimeve të tjera.

Tre imazhet e para ilustruese sjellë nga Drejtoria e Arkivave, janë pjesë nga dorëshkrimet të cilat gjenden në fondin personal të Migjenit që ruhet në Arkivin Qendror Shtetëror ndërsa fotografia pasuese është partitura e këngës “Kush më njeh mua” me tekst të Dritëro Agollit.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

drita19/10/2021 18:12

Ai Fishta yt ishte poet i madh , po qe e mbante shoqerine shqiptare ne vend, te palevizshme, qe nga koha e Mujit dhe Halilit, prej nje besimi, i cili nuk ishte katolik, por primitiv tribal. Ai mbeti nje fshatar ne koncept dhe per te Shqiperia ishin vetem malesia e Veriut me qender Shkodren Sa per Migjenin, ai ishte aq perpara kohes tij, sa qe as sot pas 90 vjetesh, ti dhe disa si ti, qe jetoni ne tempujt e mykur nuk ekuptoni dot e madje as nuk e keni lexuar. (Edhe Fishten nuk e keni lexuar, e keni tifozllek me te degjuar). Driteroi eshte poeti qe fatkeqesish u rrit ne diktature dhe ju nenshtrua asaj. Vuajtjet e tij per kete nenshtrim na ngjallin keqardhje, po kjo eshte pagesa e frikes, pagesa e shpirtit qe i nenshtrohet anes materiale te jetes. Diktatura e beri Shqiperine te varfer e te izoluar dhe e ktheu artin ne nje maske plastike qe sot nuk do njeri ta shohe me sy. Ca nga keta artiste jane per te ardhur keq e ca jane per t'u perbuzur. Nga ky mjerim nuk i nxjerr dot tam tami i servileve te mjere delirante, qofshin keta akademike, kritike, apo grate e femijet e tyre qe duan me kot me kujtime falco ta zgjasin nje lidhje te Baballareve te tyre me artin dhe Shqiperine, kur kjo lidhje e ketyre artisteve ka qene me partine dhe 'socializmin". Partia Vdiq, vdiqen dhe ata. Ngushellime!!!

Tush Malsia13/10/2021 16:49

Migjeni e Agolli poet me te medhenje jane sipas "metrit" te Partise komuniste te punes dje e bijes saj socialiste sot. Agolli poet i talentuar , qe talentin e tij e shkriu per realizmin socialist (kupto komunist), ndersa ne vitet e demokracise dhe shtimit te dozes se rakise e dridhi ca , por aq lehte sa mos me shkund ato qe i kishte kushtuar , socializmit e enverizmit. Ndersa Shkjau i "shqiptarizuar", malazezi Millosh Gjergj Nikollaiviç (Migjeni) ishte kengetari i mjerimit, i mjerimit te "vogel" ekonomik te Shqiperise se mbetur nga konferenca e Londres (1913), por kurr nuk e tha nje fjale per mjerimin e madh te trojeve shqiptare te pushtuara e masakruara nga Serbia, Mali i Zi dhe Greqia. Ne fakt s'kishte si te thoshte ndryshe sepse shkjetë ishin raca e tij. Migjeni ishte revolucionar i revoltuar , qe komunistet e "privatizuan" per propogande kunder mbreterise shqiptare e per "qjefe te shkjeve qe u kishin krijua partine komuniste. Ne fund Migjeni i kendoi mjerimit e mjerimi e mori. Nuk kuptoj se si keta dy poet komunisto-revolucionar , edhe sot 31 vite pas renies te komunizmit , maten me "metrin" e enverizmit, per te cilin ishin vertet te medhenje, por per shqiptarine e vertet jane aq te vegjel, sa nuk i biene Gjergj Fishtes as te themra e sandaleve...

Shto koment

Denonco