Rama shpall krizën energjetike, Basha mjaftohet me një 'cicërimë'

Në një kohë kur vendin e presin ditë të vështira, pasi kryeministri shpalli zyrtarisht krizën dhe ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kryetari i opozitës Lulzim Basha mjaftohet me një reagim në rrjetet sociale. 

Basha shkruan se Rama po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke justifikuar sipas tij rritjen e çmimit të energjisë elektrike me krizën që pritet të godasë vendin. 

Vlen të theksohet se sot Bashas nuk ka përmendur planin me 7 pika, të cilën e lançoi javë më parë, pak minuta pas konferencës së Edi Ramës, nga ku vuri kujën dhe lëshoi alarmin për terrin energjetik që na pret në vijim. 

Reagimi i Bashës
"Krizë" për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti".