VIDEO/ Rama: Nuk do të rritet çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël

VIDEO/ Rama: Nuk do të rritet çmimi i energjisë për familjarët dhe biznesin e vogël

16:44, 09/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi se çmimi i energjisë elektrike nuk do të rritet për të gjitha kategoritë e konsumatorëve. 

Duke prezantuar planin e kundërveprimit me tre pika ndaj krizës, Rama tha se përjashtohen nga rritja e çmimit të energjisë elektrike konsumatorët familjarë dhe biznesi i vogël, si dhe garantimi i fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike. 

"Plani ynë i kundërveprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë dhe biznesin e vogël. Si dhe pika e tretë, garantimi i fon dit të nevojshëm, do të jenë 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike deri në fund të këtij viti dhe 100 mln euro të tjera në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën dhe një dhe pikën dy. As parashikon ndonjë operacion ndonjë operacion kufizimesh në furnizimin me energji në shkallë vendi. Kriza energjetike do të zgjasë deri në fillimverën e vitit të ardhshëm, këto janë parashikime, mund të ndodhë më parë, por mos qoftë e thënë, mund të zgjasë edhe më pas. Plani ynë i kundërveprimit parashikon furnizimin me energji pa ndërprerje​", tha Rama. 

Kreu i qeverisë shtoi gjithashtu se konsultimet do të jenë të vazhdueshme për përballimin e kësaj krize agresive siç e quajti ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco