Foltorja e Shkodrës/ Berisha me kreun e FRPD: Rinia është energjia jonë

Përpara takimit të Foltores në qytetin e Shkodrës, lideri historik demokrat, Sali Berisha postoi një foto me kreun e të rinjve demokratë në këtë qytet, Arvit Bushati. Sipas Berishës, të rinjtë janë energjia nukleare e Foltores.

“Me Arvit Bushatin, Kryetarin e FRPD Shkodër. Një përshëndetje të përzemërt të rinjve të Shkodrës dhe mbarë Shqipërisë.

Ata janë energjia nukleare e Foltores për “Një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”! Zoti i bekoftë!” shkruan Berisha.

Foltorja e sotme do zhvillohet në orën 18:00 në Kinema Milenium në Shkodër.

Foltoret e shkuara në Tiranë, Fier, Vlorë dhe Durrës janë pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm.