Basha gajaset me deputetin e tij/ Analisti e masakron: Si mund të qeshësh kur ai ngriti probleme reale?

Nga Hysni Gurra

Dëgjojeni atë deputetin e Lushnjes që ka folur sot në 5 të mëngjesit në parlament.

Ka ngritur i shkreti të gjitha problemet reale që duhet të ngrejë një deputet opozite.

Shëndetësinë, rastin e miut nëpër spitale, edhe shembulli e miut si brejtës shumë të goditur e kishte, arsimin, braktisjen, ikjen e fëmijëve, bujqësinë, rasti i Lagunës së Karavastasë dhe eksportet, pra të gjitha çështjet që ngriti ishin konkrete dhe çështje që i ka hasur në zonën elektorale nga vjen.

Çfarë shihte ai përballë?

Një Lul Bashë që qeshte me lot, i dukeshin qesharake problemet që ngrinte deputeti i tij, një Gon Gjekmarkaj që po ashtu qeshte sikur po mbante teshtimën me zor duke iu fryrë bulçitë, intelektual ky, një bretkosë si Ermonela që i shkonte goja vesh më vesh, një brejtës si Braçe që mbulonte dhëmbët me maskë.

Ja kjo është pasqyra e deputetëve, njësh Luli me Ermonelë e Braçen.