VIDEO VIRALE/ Ministrja e re e Edi Ramës nuk u ndahet mufkave

Ministrja e shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi nuk i ndal gafat. Ajo duket se është emocionuar shumë me detyrën e re, aq sa edhe orën nuk e dallon dot lehtë. Teksa ka marrë fjalën në Kuvend, nga fillimi në fund ajo nuk i ka ndalur lapsuset dhe gafat.

...Mendova se nuk do kisha emocione tani që do flisnim se është ora 1 e natës, por çuditërisht përgjegjësia që vjen me pozicionin krijon gjithmonë emocione të paktën për mua.

...Patjetër tërmeti e pandemia frenuan shumë aspekte të jetës, por ata në asnjë moment nuk na ndaluan që ne të ndalonim punën e pareshtur të qeverisë për të ecur përpara me punët e rëndësishme të këtyre mandateve.

...Ne kemi një armatë fëmijësh e të rinjsh që shpenzojnë energji të madhe për të marrë dije në mjediset e shkollës e për tu zhvilluar si qytetarë, dhe të rinj të qytetëruar, të qytetëruar.

...Trupi i shëndoshë... Mendja e shëndoshë në trup të shëndoshë.