VIDEO/ Plas gallata: ‘Kur Bora u bë ministre, ka shpresë edhe për ty’

VIDEO/ Plas gallata: ‘Kur Bora u bë ministre, ka shpresë edhe për ty’

12:50, 03/09/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama shpalli dje përbërjen e kabinetit qeveritar, ku krahas disa emrave që i ka pasur në Qeveri në mandatin e dytë ka përfshirë edhe disa emra të rinj, duke tentuar t´i paraqesë si risi.

Një prej tyre është edhe Bora Muzhaqi, e cila do të drejtojë Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët.

Nuk dihet se çfarë kriteresh mund t´i kenë bërë përshtypje Ramës te ministrja e re që ka zgjedhur, por videot e mëposhtme, ku shfaqet Muzhaqi gjatë fushatës, tregojnë se ministrja që pret të dekretohet nga Presdenti dhe miratohet nga Parlamenti, merr gjithçka me gallatë.

Ndoshta e përfshirë edhe nga emocionet, Muzhaqi shfaqet në videot e mëposhtme, që janë bërë virale në rrjet, e paaftë edhe për të artikuluar atë që ka në letër, dhe të mendosh se ajo do të trajtojë problemet apo çështjet e të rinjve, atyre që mund të kenë shumë më tepër aftësi se ministrja e re e Ramës.

Gjithsesi, ndoshta mesazhi që ka dashur të japë Kryeministri me këtë zgjedhje, është pikërisht “shpresa” që duhet të kenë të rinjtë, por edhe fëmijët se ndoshta një ditë mund të bëhen ministra…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari03/09/2021 13:00

OPO LËRENI BORËN! AJO ËSHTË THJESHT NJË FLETË FORMATI A4! EMËRIMI I ULSI MANJËS SI KREU I MINISTRISË SË DREJTËSISË, E BËN KËTË MINISTRI QË TË QUHET ME PLOT GOJËN: MINISTRIA E PADREJTËSISË! EMËRIMI I ULSI MANJËS SI KREU I MINISTRISË SË DREJTËSISË ËSHTË JO PROVOKIM I RAMËS NDAJ SHOQËRISË SHQIPTARE, SEPSE SHQIPËRIA NUK MË SHOQËRI TË TILLË TË NDJESHME, ME DINJITET DHE TË PËRGJEGJSHME, POR ËSHTË NJË PROVIKIM I RËNDË DHE NJË TALLJE EKSTREME BYTHE ME SHBA, BE, OSBE DHE NATO!! ËSHTË NJË PROVOKIM I RËNDË DHE TALLJE ME SHBA, BE, NATO, OSBE DHE ME TË GJITHË BOTËN DEMOKRATIKE, SIDOMOS PAS DËSHTIMIT TË FRESKËT, DHE MË TË TURPSHËM TË QEVERISJES SË KORRUPTUAR TË ASHRAF GHAN NË AFGANISTAN TË MBËSHTETUR FUQISHIMISHT PREJ TYRE! QEVERIA E KORRUPTUAR DHE HAJDUTE E AFGANISTANIT RA, NDËRSA NJË QEVERI SHUMË E NGJASHME ME ATË ËSHTË NGRITUR DHE PO KONSOLIDOHET FUQISHËM MU NË MES TË EVROPËS! MË TEPËR AKOMA, KUR KËRKON EDHE QË T'HAPEN NEGOCIATAT E ANTARËSIMIT NË BE!!!! ÇFARË SKANDALI!!! KY NUK ËSHTË PROVOKIM I RAMËS NDAJ SHOQËRISË SHQIPTARE, POR ËSHTE DEGJENERIM I DEMOKRACISË AMERIKANE DHE EVROPIANE!! KU PO SHKON SHQIPËRIA??!!!

Shto koment

Denonco