‘Furtuna’ qesharake në polici/ Mos e humbisni batutën e Xhafkës

Shumë media e kishin gati titullin për ndryshimet e fundit në polici: po bëhet një ‘furtunë’.

Në fakt është një etiketim kaq qesharak, për shkak se të njëjtit njerëz në polici, ndryshuan vendet e punës.

Pas ngjarjeve të rënda kriminale në vend ishte pritur më së paku largimi i Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliut. Kjo që media e quan ‘furtunë’ është thjesht një furtunë në gotë.

Gazetari Agim Xhafka ka ironizuar të gjitha këto lëvizje më një batutë që nuk duhet humbur.

“Ndryshimet e sotme të policisë, ku të njëjtët komisarë ndërruan veç qytetet, më ngjet me shpikjen e shokut tim Cales. I qenë amortizuar të katër gomat e makinës dhe nuk kishte lekë të blinte të reja. Ama e gjeti “shpëtimin”. Gomat majtas i vuri djathtas dhe ato djathtas i montoi majtas,” shkruan ai.