Një restorant në Angli festoi largimin e Matt Hancock në mënyrë epike

Një javë më parë Matt Hancock dha dorëheqjen si ministër i shëndetësisë pas skandalit seksual ku u përfshi me sekretaren e tij.

Dhe në lidhje me  dorëheqjen e tij një restorant i cili ka 5 degë në Londër dhe është i famshëm për qebapët e tij ka festuar në mënyrë epike.

Pronarët të cilët ndanë fotot e ish-ministrit me qebap në duart, njoftuan që 1000 qebapë do të shpërndahen falas për të festuar dorëheqjen e Hancock.

Një nga klientët që është i rregullt në këtë restorant deklaroi se megjithëse vonë Hancock bëri gjënë e duhur duke dhënë dorëheqjen.

Sam, një nga kuzhinierët që punojnë në restorant, tha se të gjithë ishin të lodhur nga vendimet e Hancock. "Kjo [dorëheqja e Hancock] ishte padyshim diçka që duhet të kishim festuar."  u shpreh ai.

Si pjesë e ngjarjes së kremtimit, pronarët e restoranteve gjithashtu mblodhën donacione për një bamirësi që mbështet luftën kundër kancerit.

Biznesi ka njoftuar se ata do të shpërndajnë edhe 100 qebapë të tjerë nëse dhurimi tejkalon 1000 paund.