Tronditet sërish Fieri/ Gjendet trupi i pajetë, dyshohet se është vrasësi i gruas

Një person është gjetur i vdekur pak minuta më parë në Fier, në fshatin Sheq, pranë fushës së grumbullimit të plehrave.

Dyshimet janë se personi që është gjetur i vdekur është Demokrat Medinaj, i cili pasditen e djeshme masakroi 31 herë me thikë bashkëshorten e tij Irvana Medinaj.

Vendi ku është gjetur Medinaj është pranë banesës ku jetonte me familjen e tij, të cilët kishin një biznes privat, pulari.

Mësohet se mes çiftit të ri ka nisur fillimisht një debat për motive banale, ndërsa burri më pas në gjaknxehtësi e sipër e ka qëlluar gruan e tij me thikë. Ajo ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa krimi dyshohet se ka ndodhur në sy të të afërmve të tjerë.

Viktima është identifikuar si Irvana Medinaj, 28 vjeçe, nënë e dy fëmijëve të mitur, ndërsa autor për këtë krim në familje ishte shpallur shtetasi Demokrat Medinaj, 29 vjeç.

Edhe pse familjarët e tjerë janë munduar t’i vijnë në ndihmë gruas së re, plaga e thikës ka qenë fatale. Ajo ka humbur jetën para se të transportohej në spital.