Lajmi i fundit

Plagosje me thikë në Durrës, dy të arrestuar

Detaje tronditëse: Viktima ishte shtatzënë, u qëllua 31 herë

Detaje tronditëse: Viktima ishte shtatzënë, u qëllua 31 herë

09:49, 18/03/2021
A+ Aa A-

Dalin në dritë të tjera detaje nga krimi horror në fshatin Sheq i Madh në Fier. Demokrat Medinaj qëlloi për vdekje të shoqen, Irvana Hyka, 28 vjeç.

Burime bëjnë me dije se autori e ka qëlluar të renë 31 herë me thikë, duke i shkaktuar plagë të thella në të gjithë trupin, ç’ka i solli vdekjen në banesë.

Burime të SYRI TV thonë se gruaja ishte shtatzënë në muajin e dytë.

Autori i këtij krimi të rëndë, që ndodhi në sy të dy fëmijëve të mitur, nuk është arrestuar ende nga policia, pasi u largua menjëherë pas vrasjes nga banesa.

Xhaxhai i viktimës deklaroi për SYRI TV se lajmin e kishin mësuar nga media. Ai tha se çifti shkonte shumë mirë dhe se kishin tetë vjet të martuar.

Sipas tij, dhëndri nuk ka pasur probleme mendore.

Krimi tragjik ka ndodhur në sy të dy fëmijëve të mitur të çiftit 6 dhe 4 vjeç. Çifti ishin martuar me mblesëri dhe jetonin në lagjen “Sheq i madh”, në qytetin e Fierit.

Dy të rinjtë kanë debatuar me njëri-tjetrin, dhe më pas bashkëshorti e ka qëlluar 31 herë me thikë të renë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco