Vaksina e Novavax është 89% efektive/ Pse është një lajm i mirë

Testimet e një vaksine të re kundër koronavirusit kanë treguar se ajo është 89.3 përqind efektive. Bëhet fjalë për vaksinën e kompanisë amerikane, Novavax. Ndryshe nga Pfizer/BioNTech dhe Moderna, Novavax mund të ruhet në temperaturë të rregullt të frigoriferit. Ky lajm vjen në kohën kur vaksina e Pfizer rezulton 99.96 përqind efektive kur merret me dy doza 

Nga Michelle Roberts, BBC

Këto rezultate thellësisht inkurajuese nga testimet sugjerojnë se një tjetër vaksinë e fuqishme kundër koronavirusit do jetë e pranishme shumë shpejt.

Ajo funksionon në mënyrë pak më ndryshe nga vaksinat e tjera të disponueshme- por bën të njëjtën punë për të mësuar sistemin imunitar të trupit që të njohë dhe të luftojë virusin pandemik.

Për më tepër, kjo vaksinë duket se është efektive edhe ndaj varianteve që po shfaqen dhe që janë më infektuese- diçka që shkencëtarët i druheshin për shkak se vaksinat ishin projektuar të gjitha për t’iu përshtatur virusit origjinal, jo këtyre varianteve të reja mutante.

Edhe varianti i Afrikës së Jugut, i cili ka pësuar ndryshime shqetësuese, duket se nuk mund të shpëtojë plotësisht.