Vetëm 6-vjeçe/ Princesha e Monakos merr vëmendjen e të gjithëve me çantën e markës së njohur

Princesha e vogël, Gabriella e Monakos sigurisht që po ndjek nënën e saj me stil, Princeshën Charlene, kur bëhet fjalë për modën.

Gabriella u fotografua e veshur me një kostum ngjyrë roz të adhurueshëm, ndërsa familja ishte duke shkuar në ceremoninë vjetore të vendit Sainte-Devote të marten.

Gjashtë vjeçarja, mbante veshur një çantë miniaturë Lady Dior, e cila shitet për 2,800 paundë.

Ajo mori vëmendjen e të gjithve, me paraqitjen e saj.

Kujtojmë se për Krishtlindje, Princeshë Charlene e njohur si "Princesha e trishtuar e Monakos" i habiti të gjithë me look-un e saj.

Ajo u paraqit në një festë duke u shpërndarë dhurata fëmijëve të vegjël me një pamje të re të flokëve të saj.

Ish-notarja Charlene Wittstock kishte rruar njërën anë të flokëve duke marrë kështu një pamje punk./Burimi:Helo/ Pershtati:K.H/Syri.net/