‘Princesha e trishtuar’ e Monakos habit sërish në një festë në prag Krishtlindjesh

‘Princesha e trishtuar’ e Monakos habit sërish në një festë në prag Krishtlindjesh

08:16, 17/12/2020
A+ Aa A-

 Principata e vogël e Monakos është tronditur sërish në prag të Krishtlindjeve nga Princesha Charlene, e njohur gjithashtu si ‘princesha e trishtuar’.

Ajo u paraqit në një festë duke u shpërndarë dhurata fëmijëve të vegjël me një pamje të re të flokëve të saj.

Ish-notarja Charlene Wittstock kishte rruar njërën anë të flokëve duke marrë kështu një pamje punk.

Kjo paraqitje e saj më pas u komentua dhe ekspertët këtë ndryshim e lidhen me gjendjen psikologjike të princeshës.

Renee Engeln , një profesore e psikologjisë shprehet:

 "Një ndryshim rrënjësor në pamjen e një gruaje është një mënyrë për të dërguar mesazhin që ajo ka bërë ose do të bëjë një ndryshim rrënjësor në jetën e saj’.

Autori Erin Blakemore vëren se "prerja e flokëve - dhe rezistenca ndaj idealeve tradicionale të bukurisë femërore - është një mënyrë klasike për t'u larguar nga nënshtrimi".

Princesha tashmë është kthyer në një mister të vërtetë.

Qysh nga martesa e saj në vitin 2011, është folur shumë për palumturin e saj në pallatin e Montekarlos, një ”kafaz i artë“ nga i cili thashethemet thonë se ka tentuar edhe të arratiset.

Pamja e saj serioze, ku një buzëqeshje është tejet e vështirë të kapet, e ka shndërruar vajzën që duhej të zëvendësonte në memorien e publikut figurën e “divës”  Grace Kelly në figurën më misterioze të aristokracisë europiane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco