Deklaroi se është transgjinor, aktorja e njohur divorcohet nga partnerja pas 3 vitesh martesë

Aktorja e famshme, Ellen Page nuk është më femër.

Në dhjetorin e kaluar, Page shokoi fansat me deklaratën e saj, duke zbuluar se në fakt është transgjinor, i cili quhet Elliot.

Madje, Page ka ndryshuar edhe emrin në Instagram duke nisur kështu një epokë të re në jetë.

Në një postim të gjatë në rrjete sociale, Page kërkon t’i drejtohen me “ai” dhe falenderon këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë.

Por së fundmi, mediat e huaja raportojnë se martesa e saj me Emma Portner ka përfunduar.

Emma dhe Elliot u kurorëzuan me martesë në vitin 2018 dhe tani dyshja ka nisur procedurat e divorcit.