Skandali/ Nuk ka vaksinë deri në vjeshtë e dimër për shqiptarët

Ashtu sikundër mund të ishte menduar, vaksina për shqiptarët nuk do vijë deri në vjeshtë dhe dimrin tjetër.

Portali Gogo ka zbuluar se cila është kontrata e mbajtur shumë sekret nga qeveria me kompaninë Pfizer.

Një dorë e vogël me vaksina do të vijë në janar dhe në shkurt, kurse shumica dërrmuese do të vijë në vjeshtën e këtij viti dhe në dimrin pasues.

Pra do vijnë në janar dhe shkurt ato pak vaksina që kishte deklaruar me bujë Edi Rama. Kurse ato që ka mbajtur ai sekret, do vijnë shumë vonë.

Për ironi, edhe ato pak doza që ishin parashikuar të vinin në janar dhe shkurt mund të vijnë me vonesë ose fare, sikur e pranoi kryeministri Edi Rama sot.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje konfidenciale, qeveria shqiptare ka blerë te “Pfizer”-i për muajin janar 10 mijë e 530 doza, duke paguar për një dozë 12 dollarë.

Kontrata zbulon edhe planin e ardhjes së 30 mijë e 420 dozave në shkurt, ndërsa në vjeshtë dhe dimër 458 mijë e 640 të tjerave.

Në total qeveria shqiptare ka nënshkruar me “Pfizer” blerjen e 499 mijë e 590 dozave.