Vaksinat e Pfizer nuk vijnë/ Shpërthen rrjeti: Mjaftoi një qese me doza kontrabandë

Vaksinat e Pfizer nuk vijnë/ Shpërthen rrjeti: Mjaftoi një qese me doza kontrabandë

13:35, 19/01/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e sotme për shtyp se dozat e vaksinës, të blera nga kompania Pfizer, nuk do të mbërrijnë këtë javë në Shqipëri.

Rama kishte premtuar se vaksinat do vinin javën e tretë të janarit, por tani fajësoi kompaninë se e ka shtyrë afatin e dorëzimit. “Po të kishin mbërritur do të kishe marrë vesh apo ajo”, i tha Rama gazetares.

Më tej, kreu i qeverisë theksoi se dozat nuk mund të vijnë këtë javë, ashtu siç ishte parashikuar, pasi vetë kompania Pfizer ka shtyrë me një javë procesin e dorëzimit të dozave që ka kontraktuar.

Ndërkohë rrjetet sociale kanë shpërthyer me meme dhe ironi. Sipas tyre, mjaftoi një qese me doza vaksine kontrabandë për të vaksinuar shumicën e shqiptarëve. Disa thonë se me këtë ritëm vaksinimi, Shqipërinë do e kapë pandemia tjetër pas 100 vitesh.

Ndiqini më poshtë disa meme pikante të orëve të fundit.

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Gj 19/01/2021 13:57

    zonja manastirliu mire i ke thene plakes ,cedo ,jeten ajo,ty te duhen parat.

    Gj 19/01/2021 13:41

    ne tufin nena athe te rehatojn ,dhe,10 miljon i fut Tirja ke xhepi blen ferrari.

    Shto koment

    Denonco