Olta Xhaçka merr ministrinë e Jashtme, Peleshi te ministria e Mbrojtjes

Gent Cakaj lë postin e ministrit të Jashtëm. Vendin e tij do e zërë Olta Xhaçka.

Lajmin e publikoi vetë kryeministri Edi Rama. Ai reagoi pasi Cakaj deklaroi se ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

"Pas një periudhe intensive pune në kryesimin e OSBE si edhe punës së madhe me përkushtim e profesionalizëm të Gent Cakajt si ministër në detyrë, ky është momenti për t'ia kaluar bashkarisht stafetën Olta Xhaçkës që të kryejë detyrën e ministres për Europën dhe Punët e Jashtme.

Dua ta falenderoj me mirënjohje Gentin jo vetëm për dinjitetin në kryerjen e detyrës së derisotme, po edhe për gatishmërinë e plotë për të vijuar përpjekjen e përbashkët, duke u rikthyer në kabinetin e kryeministrit.

Ndërkohë Niko Peleshi do të drejtojë ministrinë e mbrojtjes," shkruan ai.