FOTO/ Në pritje të ëmbël, aktorja e njohur zbulon gjininë e bebit

Aktorja e njohur, Ashley Tisdale zbuloi muajin e kaluar se është shtatzënë për herë të parë. Ditën e sotme, Ashley ka zbuluar edhe gjininë e bebes që pret.

Me anë të një torte, ajo dhe bashkëshorti i saj, Christopher French kanë zbuluar se do të bëhen prindër të një vajze.

“Ky vit ka qënë i vështirë. Për shumë njerëz. Me ulje dhe ngritje, emocionesh. Unë mendojë se kjo është dita ime e preferuar. Kam qarë, jam kaq e lumtur,” shkruan aktorja.  

Në korrik të vitit të kaluar, Ashley tha se nuk ishte gati të krijonte një familje me Christopher.

“Për mua, është në rregull të mos duash të krijosh një familje menjëherë,” tha ajo për People. “Njerëzit gjithmonë më pyesin për këtë, por nuk është koha e duhur.”

Aktorja e serialit "High School Musical", u martua me kompozitorin, në shtator të vitit 2014. /K.H/Syri.net/