Sulmuan opozitën, por shefja e reaminacionit falenderon ish-deputetin e PD për 2 respiratorë!

Menjëherë pas polemikës politike që drejtuesit e spiptali COVID 2 `Shefqet Ndroqi` bënë me Partinë Demokratike, shefja e reaminacionit në këtë institucion Alma Cani ka falenderuar publikisht ish-deputetin e PD, Agron Shehaj, për dhuratën e çmuar që i ka bërë spitalit ku ajo punon.

Nëpërmjet një statusi në FB Cani ka bërë të ditur se dy pajisje respiratore dhe një aparat dialize janë dhuruar për këtë spital nga politikani dhe biznesmeni Agron Shehaj.

Ajo ndër të tjera shkruan se, “Covid-19 është një përbindësh që ka ndaluar frymëmarrjen e botës mbarë”.

Sipas saj, ajo ka mbetur e prekur nga veprimi human, që sipas saj, nuk e ka bërë askush tjetër.