Me avion qeveritar për weekend në Paris/ Reagon këshilltari i Ramës

Endri Fuga reagon ndaj akuzave të Partisë Demokratike mbi një udhëtimi drejt Parisit të kryeministrit Edi Rama, që për PD-në kishte përdorur për arsye personale një nga avionët e kompanisë Air Albania.

 

Sipas këshilltarit të kryeministrit, akuza e hedhur nga sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi është “ e turpshme, avioni përdorët vetëm për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me Air Albania pa qëllim fitimi”.

"E turpshme akuza për udhëtimin 24orësh të KM në Paris me avionin, që siç e kemi sqaruar publikisht, përdoret veç për arsye pune, bazuar në një marrëveshje të posaçme me AIR ALBANIA pa qëllim fitimi. Ata që akuzojnë mesa duket vetëm këto që shpifin për ne kanë bërë kur qeverisnin!", shkruan Fuga në reagimin e tij në Twitter.

Më herët, Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi akuzoi kryeministrin se, në një kohë kur vendi vuan pasojat ekonomike të pandemisë, ai përdor avionin qeveritar për të kaluar fundjavën në Paris.

https://www.syri.net/politike/343639/vendi-i-mberthyer-nga-kriza-rama-kalon-fundjaven-ne-paris/