'Vendi i mbërthyer nga kriza, Rama kalon fundjavën në Paris'

'Vendi i mbërthyer nga kriza, Rama kalon fundjavën në Paris'

15:57, 31/05/2020

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. 

Kështu shprehet në një postim të tijin në Facebook Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi.

Sipas numrit dy të selisë blu, kryeministri ka përdorur avionin e "Air Albania" si charter personal.

"Për ç'arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?", pyet Bardhi në postimin e tij.

Reagimi i plotë:

Ndërkohë që vendi është mbërthyer nga kriza, Edi Rama zgjedh të kalojë fundjavën në Paris. Duke shfrytëzuar avionin e Air Albania-s si charter personal, Kryeministri ka kaluar këtë fundjavë në Paris pa dhënë asnjë shpjegim apo njoftim zyrtar për arsyet e këtij udhetimi.

Për ç'arsye Edi Rama përdor avionin e shtetit shqiptar si plaçkë personale?

Në këto ditë kaq të vështira për qytetarët si mundet që një kryeministër të shpenzojë për luksin e tij 100.000 euro të shqiptarëve për charter personal?

Ndërkohë që ka ende shumë shqiptarë që presin të riatdhesohen ai përdor avionin e shtetit shqiptar për arsye personale.

Si mundet që Kryeministri ta trajtojë shtetin si pashallëk dhe të plotesojë qejfet e veta për udhëtime turistike ndërkohë që shqiptarët janë më të varfër se kurrë?

RAMAVIRUSI që ka shkatërruar ekonominë e shqiptarëve, që ka varfëruar dhe lënë të papunë shumicën e tyre, shpërdoron fondet publike për interesa personale.

Shqipëria nuk është pashalleku i Edit të Surrelit. Mosha dhe zullumet e kanë plakur autokratin në ikje, që po braktiset çdo ditë nga qytetarët e ndershëm shqiptarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari31/05/2020 16:11

MIRE TE NA E BEJE TE GJITHEVE!!! AQ MIRE SA NUK BEHET!!! ME TEJ PRISHET!!! E DIME SHUME ME MIRE SE SA TY O YLLI I PD!! E KEMI VUAJTUR MBI KURRIZ EDHE PUSHTETIN E PD!!! MOS U ANKO SHUME!! NUK KA FAJ FARE EDVINI!!! AI ESHTE OK! PO TE KISHTE VERPUAR, MENDUAR DHE PUNUAR PD PER POPULLIN, PER NJEREZIT, PER PENSIONISTET, PER TE RINJTE, PER UNIVERSITARET, KESHTU SIC PO FLISNI JU TANI OPOZITE APO NE PENSION POLITIK, RILINDASIT NUK DO TE KISHIN ARDHUR KURRE NE PUSHTET!!! SHQIPERIA SOT DO TE ISHTE ANTARE DINJITOZE E BE!! POR ESHTE VETEM FAJI YT, I PAKTIT APO PAZARIT TENDE ME EDI RAMEN NE 2017, QE SHQIPERIA SOT ESHTE NE KETE GJENDJE SKANDALOZE DHE NEN REGJIMIN E SATRAPIT SKIZOIDIT TE SURRELIT!! GABIMET DHE FAJET E TUA E SOLLEN NE PUSHTET!! PRANDAJ VETEM TI MOS FOL! RILINDJA E QELBESIRELLEKUT NA SOLLI SHUME FUQISHEM DHE FARE HAPUR TE GJITHA PISLLIQET, QELBESIRELLIQET, MASKARALLIQET, HORRLIQET, IMORALITETIN, KORRUPSIONIN, VJEDHJET, GRABITJET DHE NDYRESIRAT DHE FELLIQESIRAT E KOMBIT NE TE GJITHA NIVELET E SHTETIT, PUSHTETIT DHE TE ADMINISTRATES INJORANTE DHE TE PAAFTE PUBLIKE!!! E NISEN PA PIKEN E TURPIT ME BREKET ME VRIME TE SHUKRIUT TE DIBRES DHE NUK U SKUQEN FARE!!! BREKET E SHUKRIUT ISHIN SIMBOLI, MORALI DHE FLAMURI I RILINDASVE!!! ATA JO VETEM NUK TURPEROHEN POR KRENOHEN DHE MBURRET PER PISLLIQET QE I SOLLEN KETIJ VENDI!!! KETA JANE FYTYRAT E VERTETA TE RILINDJES!!! SOT NUK DUHET TE BEJME VALICET GATI E TE IKIM!! FRIKACAKET DHE TE TREMBURIT IKIN DHE ARRATISEN NGA SYTE KEMBET!! POR TE BEJME GATI GURET DHE DRURET KUNDER QEVERISE SE HORRAVE!!! SHQIPERIA ESHTE RIKTHYER NE FILLIMET E VITEVE 1990!!! POLICIA E LLESHT DHE ARDI DAULLVELIUT SOT TE RREH, TE OFENDON, TE HELMON ME GAZ, NDERSA DJE POLICIA E GRAMOZ RUCIT VRAU 4 TE RINJ NE MES TE SHKODRES QE PROTESTON PA ARME, PA GURE, PA DRURE, POR VETEM ME FLAMUJT KOMBETAR DHE KERKONIN LIRINE DHE DEMOKRACINE E MUNGUAR. SOT PER IRONI DHE INJORIM TE GJAKUT TE ATYRE DJEMVE, GRAMOZ RUCI, KRYEPOLICI I FUNDIT I REGJIMIT TE DIKTATURES KOMUNISTE, ESHTE KRYEPARLAMENTARI I PARLAMENTIT DEMOKRATIK!!!! O ZOT! CFARE SHQIPERIE!!! EDHE BE KA MARRE FUND!!! NUK KA ME PIKEN E AUTORITETIT NE VENDET E BALLKANIT!! SOT EDHE EDVIN KRISTAQ RAMA, SPIROPALE DHE TAULANT BALLA TALLEN ME PERSONALITET E BE E OSBE DHE U NXJERRIN GJUHEN, PASI ATA TANI JANE RROGETARET E TYRE!!! CDO VEND I BOTES, SIDOMOS VENDET E BE, KANE NEVOJE PER RESTART!!! BE DUHET TE SHPERBEHET URGJENTISHT PASI NUK FUNKSIONON ME DHE NUK ESHTE ME ASPIRATE DEMOKRATIKE DHE EKONOMIKE SIC KA QENE NE FILLIMET E SAJ DHE DERI NE 1990!!! BE ESHTE LARGUAR 70% NGA PARIMET MBI TE CILAT U KRIJUA!! JANE ANTARESUAR VENDE PA DEMOKRACI APO ME GJYSEM DEMOKRACI, SHTETE ME NIVELE EKONOMIKE SHUME LARG NIVELIT TE BE, SHTETE AUTORITARE DHE DERI ME REGJIME MONISTO-KUMUNISTE-TOTALITARISTE, KU VENDET TIPIKE JANE SHQIPERIA DHE SERBIA!!! VENDET E BE KANE NEVOJE PER NJE SELF-ASSESSMENT!!! BE NUK ESHTE ME NJE ASPIRATE DHE OBJEKTIV PER VENDET ISH-KOMUNISTE!!! MISIONARET E BE DHE OSBE PO I SHERBEJNE REGJIMEVE, QEVERIVE TE KORRUPTUARA DHE JO ME ASPIRATEVE DEMOKRATIKE TE POPULLIT!!! MISIONARET DHE AMBASADORET E BE, SHBA DHE OSBE JANE BERE MJAFT TE KORRUPTUAR DHE SHUME QESHARAKE DHE PA PIKEN E AUTORITETIT NE SYTE E POPULLIT. ATA SOT POPULLI I SHIKON VETEM SI BASHKEPUNETORE, AVOKATE DHE ORTAKE TE QEVERIVE TE KORRUPTUARA!!! SOT POLITIKANET SHQIPTARE DHE ORTAKET E TYRE MATRAPAZE DHE TE KORRUPUAR NDERKOMBETARE E KANE TMERR VENDOSJEN E SISTEMIT ZGJEDHOR PROPORCIONAL KOMBETAR ME LISTA TE HAPURA!!! E KANE TMERR ARDHJEN E DEMOKRACISE SE VERTETE DHE TE SHTETIT LIGJOR. SIDOMOS PAS ARRESTIMIT TE KRYEMINISTRIT TE BOSNJE-HERCZEGOVINES!!! BE ESHTE THJESHT NJE ENDERR NE DIELL!!!

Shto koment

Denonco