PROVA/ Ja si e parashikoi Syri.net që sot do të kishte 26 raste
Përpara se Ministria e Shëndetësisë të dilte në konferencën për shtyp, ku do të shpallte bilancin ditor të koronavirusit, Syri.net e kishte bërë parashikimin.
Sot duhet të dalin 26 raste të reja, thuhej në shkrimin e publikuar që në orën 10.09, pra një orë përpara se të bëhej publikimi zyrtar. Kaq i duheshin qeverisë sot.
Edhe një ditë më parë e dinim që do ishin 21 raste, po ashtu edhe një ditë para saj.
Kurba e qeverisë për koronavirusin është shumë e lexueshme dhe dihet se kur asaj i intereson që rastet të shtohen apo të ulen.
Por kjo nuk është një histori me baste dhe humor, por një skandal që tregon se si menaxhohet pandemia nga një qeveri e papërgjegjshme.
LINK:
https://www.syri.net/shendet/342828/parashikimet-e-dites-a-do-regjistrohen-sot-26-raste-te-reja/