Kajmaku lëviz lirshëm në Tiranë/ Bardhi: Nuk arrestohet sepse është nën mbrojtjen e Ramës

Pas publikimit në media të fotove ku shfaqj ish-kryebashkiaku në arrati i Vorës, Agim Kajmaku teksa lëvizte lirshëm në Tiranë dhe në Vorë, vjen edhe reagimi i sekretarit të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi.

Përmes një postimi në Facebook, Bardhi shprehet se, 'Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi'.

Reagimi i plotë i Gazment Bardhit:

Të gjithë e dinë që Agim Kajmaku nuk është në arrati, por jeton i lirë si çdo kriminel tjetër që Edi Rama do që të jetë i lirë. Exit.al provoi sot se Edi Rama i Vorës, Agim Kajmaku, lëviz lirshëm në mes të Tiranës, sa në një lokal në tjetrin. Dëshmitarë të tjerë e kanë parë në Durrës me drejtues të Partisë Socialiste atje. Vetëm Policia e komanduar nga Edi Rama nuk e gjen ku është Agim Kajmaku.

Agim Kajmaku, gjoja më kërkim nga drejtësia, nuk arrestohet, sepse Edi Rama nuk e do të arrestuar bashkëpunëtorin e tij që mashtroi dhe fshehu te kaluarën kriminale në Greqi. Për të treguar se Agim Kajmaku është nën mbrojtjen e tij, Edi Rama jo vetëm nuk e shkarkoi kurrë Agim Kajmakun, por pak javë më parë, kur ai ishte në kërkim policor, i dha firmës Kajmaku një tjetër tender publik prej 50 milionë lekësh.

Që policia të mos veprojë si polici partiake dhe që drejtësia të mos jetë nën kontoll politik, zgjidhja është largimi i Edi Ramës!

https://www.syri.net/kronike/319919/foto-kajmaku-shetit-ne-mes-te-tiranes-e-gjejne-gazetaret-por-jo-policia/