Shkon në 39 numri i viktimave nga tërmeti, ministri turk nuk mban dot lotët
Shkon në 39 numri i viktimave nga tërmeti 6,8 ballë që tronditi Turqinë dy ditë më parë.
Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca njoftoi se numri i njerëzve që ndërruan jetë në tërmetin 6.8 në rrethin Sivrice të Elazig u rrit në 39.
Ai shtoi se, asnjë prej 1503 të plagosurve nuk është në gjendje kritike për jetën, njofton Syri.net.
Ndërkohë, ministri i Brendshëm, Süleyman Soylu nuk ka mundur të mbajë dot lotët teksa tregonte përjetimet e tij nga ceremonitë mortore të ditës së sotme.
“Dy gjëra nuk më hiqen nga mendja. Funerali i një vullnetari, nga ana tjetër, funerali i 2 vëllezërve të vegjël që u futën në të njëjtën arkivol. Nuk mund t’i harroj”, është shprehur ai.
“Dëshpëruese! Nën rrënojat, fjalët e babait: “Kushdo që të jesh, shpëto foshnjën time 2 muajshe”, tha ministri, teksa tregonte rastin e një babai që lutej për foshnjën e tij të ngelur nën rrënoja.
Bakan Soylu canl? yay?nda gözya?lar?n? tutamad?