Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Pamje që të këpusin shpirtin! I jepet lamtumira e fundit gjyshërve, vajzës dhe dy nipërve

Pamje që të këpusin shpirtin! I jepet lamtumira e fundit gjyshërve, vajzës dhe dy nipërve

17:53, 26/01/2020
A+ Aa A-

5 prej 38 viktimave të tërmetit të tmerrshëm që goditi Turqinë dy ditë më pare i është dhënë sot lamtumira e fundit.

Ceremonia mortore u zhvillua në Kisla Camii të Elazig, ndërsa personat në fjalë janë Aise dhe Mehmet Arifoglu (bashkëshortë), vajza e tyre Halime Aslan si dhe nipërit miraç Ali dhe Ruya Aslan, raportojnë mediat turke, citon Syri.net.

Në ceremoni, përveç mijëra qytetarëve, morën pjesë edhe kreu I Komuniteti Mysliman turk, Prof. Dr. Ali Erba? k?ld?rd???, ministry i brendshëm Süleyman Soylu, ai i shëndetësisë Fahrettin Koca, ish kreu I Parlamentit dhe deputeti i AK-së Binali Y?ld?r?m dhe shumë personalitete të tjera, raporton Syri.net.

Si pasojë e tërmetit 6,8 ballë që goditi Turqinë mbrëmjen e 24 janarit deri tani kanë humbur jetën 38 persona, ndërsa mbi 1500 të tjerë kanë mbetur të plagosur. /Syri.net

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco