Hulk i ofron ish gruas shifrën e majme, por ja çfarë vendosi ajo

Hulk është kryefjala e këtyre ditëve në rrjetet sociale dhe për të gjithë ata që nuk e dinë mund ta lexojnë këtu.

Por së fundmi nga mediat braziliane ka ardhur një lajm i ri për futbollistin.

Sipas tyre Hulk i ka ofruar ish bashkëshortes së tij rreth 22 milion euro plus dhe 80 % të pronave që ai zotëron.

Një shumë e majme por shumë më pak nga ajo që merr lojtari në vit.

Po sërish sipas mediave braziliane ish gruaja e tij Irani Angelo nuk e ka pranuar propozimin e lojtarit dhe ndarjen do ta diskutojnë në gjyq.

Kujtojmë që aktualisht, sipas revistës France Football, Hulk është një nga 20 lojtarët më të paguar në botë.

Çdo vit ai fiton shumën prej 23.4 milion euro (105 milion dollarë).

Lojtari ka luajtur në Shanghai SIPG që nga viti 2016.