Zyrtare/ Njeriu i besuar i Merkel në krye të BE-së

Ministrja gjermane e mbrojtjes, Ursula Von der Leyen do të jetë presidentja e re e Këshillit të Europës.

Njeriu i besuar i Angela Merkel zëvendëson në këtë post Jean Claude Juncker duke hyrë në histori edhe si femra e parë që drejton Bashkimin Europian.

Federia Mogherini zëvendësohet nga spanjolli Josep Borrel, i cili është zgjedhur si shefi i ri i politikës së jashtme në BE.

Christine Langarde do të jetë presidentja e Bankës Qëndrore Europiane. 

ajo mund të hyjë në histori si presidentja e parë femër e Komisionit Europian.

Ish-drejtuesja e FMN-së zëvendëson në këtë detyrë italianin Mario Dragi, personi që shpëtoi euron gjatë krizës së borxheve në eurozonë.

Belgu Charles Michel është dominuar që të marrë presidencën e Këshillit Europian në vend të Donald Tusk.

Vijojnë negociatat e ethshme mes Brukselit dhe Strazburgut për të gjetur kush do të jetë Presidenti i Parlamentit evropian në vend të italianit Antonio Tajani.

Ndryshimet në drejtimin e BE vijnë pas zgjedhjeve për parlamentin europian të mbajtura në muajin maj.

https://www.syri.net/politike/264723/rezistenca-e-cdu-se-merkel-ndaj-edi-rames-e-besuara-e-kancelares-drejt-presidenes-se-ke/