FOTO/ 'I infiltruari' i Policisë shfaqet edhe në protestën para Parlamenti

Zgjerohet skandali!

Pas publikimit të fotove ku shfaqej një person i dyshuar si i infiltruar i Policisë së Shtetit për të shkaktuar trazira gjatë protestës së opozitës më 16 shkurt para Kryeministrisë, Portali Syri.net publikon foto të tjera ku i njëjti person shfaqet edhe në protestën e fundit para godinës së Parlamentit.

Skandal shtetëror! Personi me xhup të kuq ishte i infiltruar nga policia

Siç mund të shihet fare qartë në fotot e mëposhtme, bëhet fjalë për të njëjtin person, që edhe në këtë protestë shfaqet me të njëjtën veshje si më 16 shkurt.

“Sipas burimeve konfidenciale nga brenda policisë, na behet e ditur se, në grupin që godiste derën e kryeministrisë midis protestuesve, në protestën e 16 shkurtit, një individ i veshur me xhup të kuq ka qenë i infiltruar i Policisë, civil. Dyshohet se vetë policia ka orientuar dhunën drejt derës së kryeministrisë për të justifikuar goditjen e turmës me gaz toksik”, do deklaronte më herët anëtari i Kryesisë së PD-së, Kreshnik Çollaku.

Dy raste që implikojnë rëndë Policinë e Shtetit dhe ministrin e brendshëm Sandër Lleshaj, të cilët deri tani kanë zgjedhur të heshtin...