VIDEO-FOTO/ Minatorët përgatiten për të shpëtuar Julenin, do të gërmojnë në gjunjë ose shtrirë

Minatorët në qytezën Totalan të Spanjës po përgatiten për të hyrë në tunelin vertikal 60 metra të thellë, me qëllim që të fillojnë gërmimin me lopata për në vrimën e thellë ku mendohet se është vogëlushi Julen.

Por, hyrja e tyre po vonohet, pasi ekipi i shpëtimit ka ndeshur në vështirësi të reja për të përshkuar tunelin. Ai duhet të zgjerohet në mënyrë që minatorët të mund të zbresin.

Santiago Suarez, ish-shefi i Brigadës së Shpëtimit të Minierave, zhvendosur në Totalan, i cili do të shpëtojë Julenin e vogël, ka shpjeguar se çfarë detyrë do të bëjë.

Ekipi prej tetë minatorësh, që do të jetë përgjegjës për metrat e fundit të tunelit horizontal, do të duhet të punojë në gjunjë ose shtrirë me ndërrime nga dyzet minuta deri në një orë për të gjetur fëmijën.

Shihni pamjet e mbërritjes së këtij ekipi.  

Ndërkohë, mësohet se një gjykatë ka hapur procedurat për rënien fatale të Julenit në vrimën e thellë, hapur nga persona të palicensuar që kërkonin ujëra nëntokësore.ndiqni pamjet direkt të operacionit të jashtëzakonshëm të shpëtimit dhe fotografitë nga vendi i ngjarjes.

E diel, 13 janar: Julen bie në një pus mbi 100 metra

E hënë, 14 janar: Gjetur një thes me xhingla në pus

E mërkura, 16 janar: Gjetur flokët Julen në pus

E premte, 18 janar: Makina e shpimit arrin në Totalan

E hënë, 21 janar: përfundoi tuneli vertikal/ar.sh/SYRI.NET

VIDEO - FOTO