Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Zgjedhjet europiane, 'Vaterloja' e të majtës

VIDEO - FOTO/ Spanjë: minatorët nisin gërmimin e tunelit horizontal për të arritur vogëlushin

VIDEO - FOTO/ Spanjë: minatorët nisin gërmimin e tunelit horizontal për të arritur vogëlushin

08:12, 22/01/2019
A+ Aa A-

Po transmetohen direkt nga mediat spanjolle, orët e fundit të operacionit të shpëtimit të vogëlushit Julen Rosello në Malaga, i cili ra brenda një vrime të ngushtë e të thellë 100 metra, më 13 janar 2019 dhe ka mbetur në fund të saj. Nuk dihet si, në ç'gjendje është. 

Ekipet e shpëtimit në Malaga të Spanjës arritën të përfundonin mbrëmë tunelin vertikal prej 60 metrash, paralesh me vrimën e thellë në të cilën ka rënë prej tetë ditësh, vogëlushi dyvjeçar Julen Rosello. Në mesditë, dy minatorë të Brigadave të Asturiasit, pas zbritjes me një kapsulë metalike, do të hapin me lopata një tunel horizontal në drejtim të vendit ku mendohet se ndodhej fëmija, punë kjo që mund të kërkojë 12-14 orë të tjera, pasi terreni është i vështirë. Vrima, si pus, ku ra Julen, të dielën e 13 janarit, është 100 m e thellë dhe me diametër vetëm 25 cm./ar.sh/SYRI.NET

VIDEO E FOTO DHE KRONOLOGJIA E NJE OPERACIONI TE JASHTEZAKONSHEM SHPETIMI

21 Janar: Metrat e fundit të tunelit për të arritur vogëlushin, minatorët luten ta gjejnë gjallë

Ekipet e shpëtimit në Malaga të Spanjës rifilluan shpimin në pjesën e fundit të tunelit për të arritur tek vogëlushi 2-vjeçar Julen në ‘kushte ekstreme’. Ngurtësia e tokës dhe mirëmbajtja e makinës së shpimit kanë ngadalësuar gërmimin e tunelit për disa orë.

Problemi më i madh me të cilin mund të përballet Brigada e Minierave të Asturias që ka ardhur në Totalan është terreni i ashpër, e cila e vonon shpëtimin.

Brigada e Minierave ka vlerësuar rreziqet dhe ka ofruar të gjitha zgjidhjet për gërmimit e tunelit, tha Juan Lopez Escobar, përfaqësues i Kolegjit të Inxhinjerëve të Minierave të Jugut.

Minatorët që janë duke pritur për të ndërhyrë në orët në vijim vazhdojnë me iluzionin për ta nxjerrë gjallë Julen, dhe kjo shpresë i mban ata, edhe pse nuk është e lehtë,” tha Lopez-Escobar.

Babai i Julen, Jose Rosello, u fotografua duke biseduar me dy oficerë të Gardës Civile, pranë  vendit ku po punohet për shpëtimin e djalit të tij.

    21 Janar: Edhe 8 metra shpim, për t'iu afruar vogëlushit në pusin e thellë

    Vazhdon shpimi për gjetjen e dyvjeçarit Julen në Malaga. Ngurtësia e tokës e ka vështirësuar përsëri shpimin vertikal të tunelit për të arritur tek Julen. Tetë metra kanë mbetur për të arritur në thellësinë ku ka mbetur vogëlushi.

    Një damar i ri shkëmbor e ka vështirësuar shumë, shpimin e pusit vertikal, që duhet të arrijë së paku në 60 metra thellësi para se minatorët e Asturiasit të fillojnë gërmimin e tunelit horizontal për të arritur tek vogëlushi.

    Punimet në malin e Totalanit vazhdojnë pa pushim, pavarësisht vështirësive që ofron vendi, për ta shpëtuar prej atje fëmijën.

    Makineritë e rënda po vazhdojnë të shpojnë edhe ato tetë metra që duhen. Aty do të futet një kapsulë metalike, për të zbritur shpëtuesit, që do të duhet të gërmojnë me lopata  edhe 5-6 orë të tjera për të mbërritur atje ku mendohet se ndodhet që nga 13 janari, vogëlushi. Teknikët që nuk kanë pasur kohë për ta studiuar terrenin, mendojnë se shpejtësia e punimeve do të varet shumë nga përbërja e truallit dhe procesi mund të zgjasë deri në 24 orë.

    Juleni a në pusin mbi 100 metra të thellë, me diametër vetëm 25 cm, sa për trupin e tij, të dielën e kaluar, gjatë një pikniku familjar. Ai pus ishte hapur për të kërkuar ujëra nëntokësorë, por nuk ishte vulosur sipas rregullave.

    Familja e Julen po e përjeton rëndë këtë tragjedi, sepse kjo ështe dyta në familjen e tyre: në vit më parë ata humbën një djalë 3-vjeçar, që vdiq papritmas duke shëtitur në plazh, nga probleme shëndetësore.

    20 Janar: Një foshnjë në pusin e thellë, që duhet shpëtuar!

    Prindërit e Julenit dy-vjeçar, që ka mbetur prej mëse një jave brenda një pusi të  thellë 100 metra dhe të ngushtë 25 cm, Victoria Garcia dhe Jose Rosello, janë duke qëndruar në shtëpinë që iu është ofruar  nga një fqinj në Totalan, fare afër vendit ku ndodhet i fundosur fëmija i tyre. Ata vizitohen nga të afërm dhe miq.

    Angel Garcia Vidal, inxhinjeri që po koordinon operacionin e shpëtimit të Julen, nuk do të shfaqet sot para shtypit. Shpimi i një tuneli paralel me pusin ku ka rënë Julen po përparon me ngadalë pasi terreni është shumë i i fortë.

    Makina e shpimit filloi punë të shtunën për hapjen e një tuneli paralel me pusin ku ra fëmija një javë më parë dhe ka arritur në orën 10 të ditës së sotme tek 40 metrat nga 60 metrat e nevojshëm.

    Më pas, minatorët e ardhur nga Asturia do të gërmojnë një tunel vertikal rreth 4 metra për të mbërritur tek fëmija. Një kapsolë e projektuar dhe prodhuar këto ditë është shkarkuar dhe ndodhet pranë vendit ku duhet të futet. Mediat spanjolle janë duke e ndjekur minutë pa minute operacionin e jashtëzakonshëm të shpëtimit.

    Image

    Ankthi në Spanjë: edhe 30 metra shpim për Julenin e vogël, sillet kapsula

    Spanja po pret me ankth, përfundimin e një operacioni të jashtëzakonshëm dhe të pandodhur më parë: shpimin e një tuneli mbi 60 metra të thellë në një terren të panjohur,  për të gjetur një fëmijë 2-vjeçar që ka rënë në një zgavër të thellë 100 metra dhe vetëm 25 cm të gjërë, një zgavër ku askush nuk mundet dot të hyjë.

    Vinçi, që do të ulë kapsulën metalike të shpëtimit për Julenin ka mbërritur në qytezën Totalan të Spanjës. Vinçi është tetë metra i gjatë dhe do të përdoret të zbresë kasulën nëpër tunelin vertikal.

    Kapsula, e projektuar dhe e prodhuar këto ditë për të zbritur minatorët e Brigadës së shpëtimit të Hunosa, ndodhet pranë zonës ku po punohet për të parandaluar rrëshkitjen e tokës.

    Kapsula ka një diametër prej 1.05 me dhe 2.5 metrash dhe është projektuar për të mbajtur dy persona me materiale për të gërmuar ose tre në rast shpëtimi.

    Punimet e gërmimit kanë arritur në 33 metra, më shumë se gjysmën e tunelit prej 60 metrash të thellë, pranë zgavrës ku ka rënë Juleni dhe aty do të futet kapsula metalike, që do të lejojë gërmimin  e një galerie horizontale për t’iu afruar asaj ku ndodhet vogëlushi.

    Punimet e gërmimit u ngadalësuan për shkak të pranisë së një shkëmbi, që u shfaq pas 18 metrash gërmim.

    Fëmija po hante një qese me karamele, pak minuta para tragjedisë. kjo qese u gjet brenda zgavrës dhe konfirmon se ai ka rënë brenda saj.

    20 Janar: Orët e fundit për të shpëtuar Julenin e vogël nga zgavra 100 m e thellë

    Gjashtë ditë pas rënies së vogëlushit Julen në Malaga të Spanjës, në një vrimë mbi 100 metra të thellë me diametër 25 cm, punonjësit e shpëtimit janë duke luftuar me kohën.

    Ekipi që ka punuar pa u lodhur që nga e diela, ka nisur shpimin e një  pusi paralel me atë të të miturit duke shpresuar që të mos ndeshë në pengesa të reja.

    Ky tunel vertikal ka arritur 30 metra nga 60 metra thellësi të nevojshme. Pritej që ai të përfundonte sot para agimit të së dielës. Sapo të arrihet thellësia në të cilën llogaritet se është i mituri, tuneli do të lidhet manualisht me vrimën në të cilën ra foshnja.

      Kjo është një punë titanike për shpejtësinë me të cilën duhej gërmuar, një operacion ku janë përfshirë 100 trupa dhe të premten në Totalan, në qytezën e vogël, arriti dhe një shpues i fuqishëm.

      “Po ndodh sikur Juleni të ishte djali i gjithsecilit prej nesh dhe gjithkush do të vraponte për ta shpëtuar,” tha Angel Garcia Vidal, inxhinjeri që po koordinon punen.

      Një kamera robot është zbritur brenda vrimës 73 metra në Totalan, malaga, aty ku Juleni 2 vjeçar ndodhet që nga e diela e kaluar. Katër ditë pas aksidentit, kamera tregoi brendësinë e zgavrës, 20-25 cm të gjërë, ku një i rritur e ka të pamundur të hyjë.

      Qyteti Totalan në Malaga gjëmon ditën dhe natën nga zhurma e fortë e makinerive shpuese, që po përpiqen të nxjerrin nga nëntoka, vogëlushin 2-vjeçar Julen.

      Vrima që e përpiu foshnjen, qe hapur për të kërkuar ujëra nëntokësorë, nga njerëz të paliçensuar, që nuk e kishin mbyllur apo vulos dhe fëmija i pafat përfundoi tragjikisht deri në fund të saj, në një kohë kur kishte dalë me prindërit e tij për një piknik.

      Julen ka rënë të dielën e kaluar, ka 7 ditë brenda saj, por ekipet e shpëtimit janë të vendosur për ta nxjerë jashtë me çdo kusht të voglin, që ka lënduar zemrën e gjithë kombit. Spanja po lutet për të.

      Ata shpresojnë të mos ndeshin pengesa në truallin që po shpojnë, sepse nuk ka kohë për kërkime terreni. Kanë shpuar 20, synojnë të shpojnë 60 m së paku që të arrijnë atje ku mendojnë se ndodhet fëmija. Kanë një shpresë se mos është gjallë, sepse në fund të pusit duket sikur ka nëj xhep ajri.

      Inxhinjerët dhe ekipet e shpëtimit janë mbështetur nga minatorët e Asturias, që kanë ardhur në Totalan, në Malaga për të ndihmuar me përvojën e tyre dhe krahët e tyre

      Prindërit e Julenit janë të shokuar nga kjo tragjedi, e cila është e dyta për ta: një vit më parë, atyre u vdiq një vogëlush tjetër vetëm 3 vjeç, nga probleme shëndetësore, ndërsa ishte duke shëtitur në plazh.

      “Ji i fortë Julen! Totalan është me ty!’”. Kjo është një nga dhjetra pankartat që banorët e qytetit të vogël, të prekur, të tronditur, shpalosin çdo ditë në vendin ku po gërmohet për t’u dhënë kurajo prindërve dhe shpëutuesve.

      19 Janar: Fillon gërmimi për të shpëtuar 2-vjeçarin që ra në vrimën e thellë 100 m

      Shpëtuesit në jug të Spanjës, punuan gjatë gjithë natës për të nxjerrë një djalë dy vjeç të bllokuar në një pus të thellë që të dielën, në një operacion që ka hyrë në ditën e gjashtë dhe ka ngërthyer gjithë kombin.

      Misioni për të shpëtuar fëmijën ka fituar një mbështetje të madhe publike, pasi shpëtuesit po luftojnë për ta nxjerrë fëmijën shëndoshë e mirë duke dërguar pajisje të rënda në rrugë të pjerrëta.

      “Është e mahnitshme energjia që ne po shohim këtu dhe dëshira për ta nxjerrë atë fëmijë”, tha Angel Vidal, një nga inxhinjerët e angazhuar në operacionin e shpëtimit, të premten në mbrëmje.

      Djali, Julen, ra në vrimën që është 25 cm e gjërë dhe 100 m e thellë, kur familja po kalonte nëpër një pronë private në Totalan, Malaga.

      Zyrtarët nuk kanë qënë në gjendje të zbulojnë shenja jete, por ata thonë se po punojnë mbi bazën se fëmija është ende gjallë.

      Kamionët sollën pajisjet e shpimit dhe tubat e shpimit në vendin e ngjarjes të premten. Shpimi i parë i dy tuneleve do të fillojë mesditën e së shtunës dhe do të kërkojë rreth 15 orë punë.

      Banorët e qyteteti janë lutur për Julen dhe për familjen e tij.

      Media spanjolle shkruan se prindërit e djalit po vuajnë një tjetër tragjedi, pas asaj në 2017 kur një djalë tre vjeç u vdiq papritmas nga probleme shëndetësore ndërsan shëtistë në plazh.

      “Ji i fortë Julen. Totalan është me ty!” shkruhet në një pankartë që është vendosur pranë rrugës ku janë mbledhur forcat e shpëtimit.

      “Ne po përjetojmë orë tepër të vështira për të afërmit, miqtë dhe fqinjët e familjes dhe ne duam t’u dërgojmë atyre mbështetjen tonë në këtë moment”, tha zëdhënësja e qevrisë Isabel Celaa të premten në një konferencë shtypi.

      Minatorët nga rajoni i verior i Asturias shkuan të martën në Malaga për t’iu bashkuar përpjekjeve që po bëhen.

      100 shpëtues janë përfshirë në operacion.

      Vrima ku Julen ra ishte bërë prej dikujt, që kërkonte ujëra nëntokësorë dhe nuk kishte licensat e nevojshme. Vrima e hapur ishte mbuluar me gurë, në vend që të vulosej.

      Babai i Julen ka konfirmuar se e ka dëgjuar djalin të qante dhe 30 sekonda më vonë, nuk e kishte dëgjuar më.

      Jose tha se ishte vetë dëshmitar i aksidentit. Do doja të isha varrosur unë atje poshtë dhe ai të ishte këtu, me të ëmën e tij.”

      Të martën, shpëtuesit gjetën një qese të vogël karamelesh në një thellësi prej 78 metrash duke përdorur një kamera robot. Besimi që Julen mund të jetë akoma gjallë bazohet ën faktin se atje poshtë duket se ka një xhep ajri.

       

      © SYRI.net

      Lexo edhe:

      Komentet

      Shto koment

      Denonco