VIDEO/ Trafiku i kokainës, ja si e dërgonin shqiptarët nga Holanda, në Milano

Policia italiane ka publikuar videon sesi një organizatë kriminale shqiptare sillte në Itali kokainë të pastër nga Holanda. Kokaina fshihej në një ndarje të fshehtë nën levën e marsheve, pa dijeninë e korrierit. Vendi i blerjes së drogës ishte Holanda; nga atje makina nisej me ëmbëlsira të vogla dhe para.

Zbulimi u bë nga skuadra e lëvizshme e Milanos në operacionin “Brave Heart” që çoi në arrestimin e 9 shqiptarëve dhe 2 italianëve.

Kapot shqiptarë i udhëzonin korrierët italianë të udhëtonin përmes Belgjikës dhe Gjermanisë për të çuar ngarkesën në sheshin e Milanos: pothuajse gjithmonë shoferët ishin të moshuar dhe të tillë që nuk dyshoheshin gjatë kontrolleve kufitare./ar.sh/SYRI.NET