Kapen 9 shqiptarë në trafik ndërkombëtar kokaine nga Holanda, të maskuar pas 'Berluskonit’ Kokaina

Kapen 9 shqiptarë në trafik ndërkombëtar kokaine nga Holanda, të maskuar pas 'Berluskonit’

12:40, 05/12/2018
A+ Aa A-

Një operacion i policisë italiane në Milano kundër trafikut ndërkombëtar të drogës ka vënë në pranga 9 qytetarë shqiptarë dhe dy italianë: ata importonin kokainë të pastër nga Holanda në Milano, njoftojnë mediat italiane, përcjell Syri.net. Në bisedat e tyre ata përdornin një çelës të veçantë kriptografik: fjalën “Berluskoni”!

Operacioni i Policisë italiane ka ndodhur gjatë natës në Milano kundër trafikut ndërkombëtar të kokainës.

Skuadra e drejtuar nga lorenzo bucossi ka ekzekutuar 9 urdhër arreste për paraburgim të 9 qytetarëve shqipatrëve dhe dy italianëve, të cilin ishin pjesë e një bande që merrej vetëm me trafikun e kokainës. Tre prej këtyre personave janë në arrati.

Ky hetim i mbiquajtur “Brave Heart” që ka filluar në vitin 2016, ka sjellë 6 arrestime më herët në flargrancë dhe sekuestrimin e 40 kg kokainë, që do të silllte 4 milionë euro fitime.

Fjala kyçe ishte “Berluskoni”.

Ndër tiparet e veçanta të këtij grupi, ishte fjala e koduar që përdorej në bisedat e tyre dhe që e bënte të vështirë kuptimin: ishte ‘Berluskoni”, një fjalë e përbërë nga dhjetë shkronja, të gjitha të ndryshme dhe të lidhura me numra.në krye të organizatës ishin shqiptarë që shërbenin si korrierë, kryesish njerëz që nuk dyshoheshin, si shoferë kamioni të moshuar, që të mos tërhiqnin vëmendjen gjatë kontrolleve kufitare.

Droga vinte nga Holanda dhe mbërrinte në sheshet e Milanos. Megjithatë, kjo organizatë kriminale nuk ishte e interesuar të kontrollonte territorin. Arrestimet janë kryer në Milano, Bergamo dhe Breshia./ar.sh/SYRI.NET

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco