Shukri Xhelili sërish në telashe, dënohet me gjobë ish-kryebashkiaku

Ish-kryebashkiaku i Dibrës Shukri Xhelili, i përfshirë në skandalin seksual ku kërkonte favore ndaj një vajzë në këmbim të vendit të punës ka sërish telashe me drejtësinë.

Më 17 janar të këtij viti, ai është dënuar nga Gjykata e Dibrës për veprën penale: Refuzim të deklarimit dhe fshehjes së pasurisë, me gjobë 200 mijë lekë (të reja). Xhelili u kallëzua penalisht më 30 dhjetor 2016 nga inspektorati pasurisë ndërsa Prokuroria e Dibrës ngriti ndaj tij akuzën duke kërkuar dënim me 300.00 lekë gjobë.

Lidhur me skandali seksual, ish-kryebashkiaku socialist qëndroi 1 vit e disa muaj pas hekurave.