Pashkët, nis sot Kreshma e madhe që zgjat deri më 8 prill

Besimtarët Ortodoksë kanë nisur sot Kreshmën e Madhe, datë 19 shkurt 2018 , e cila do të zgjasë deri në kremtimin e Pashkës, datë 8 prill 2018.

Kreshma e Pashkës së Madhe është periudhë përgatitore për kremtimin e Pashkës. 

Çfarë hamë dhe nuk hamë:

Nuk lejohen përdorimi i mishit dhe i produkteve të tij, as i peshkut, bulmetit, vezës, por hahen perimet, zarzavatet, frutat, frutat e detit, gatime e produkte brumërash, vera dhe vaji

E Hëna, e Marta, e Mërkura e javës së parë të fillimit të kësaj kreshme, quhen të bardha sepse nuk hahet dhe nuk pihet. Ky privim i fortë bëhet edhe të Premten e Madhe (të premten e Javës së Madhe para Pashkës). Për këtë lloj privimi në këto ditë nevojitet biseda paraprake me priftin

Të Shtunave dhe të Dielave gjatë Kreshmës së Madhe, me përjashtim të së Shtunës së Madhe (që është kreshmë e fortë) mund të përdorim vaj dhe verë.

Lejohet te hahet peshk vetëm në festën e Ungjillëzimit, në dt. 25 Mars dhe të Dielën e Palmave (Dafinave) që këtë vit bie në datë 1 Prill.