Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri? Lajmet kryesore

Çfarë ndodhi një ditë më parë në Shqipëri dhe me gjerë? Ja lajmet kryesore të ditës

“Eureporter” i kërkon falje Shkëlzen Berishës: Shkrimi ndaj jush pa asnjë bazë të vërtetë

Më 14 shkurt, “Reporter i BE-së” publikoi një histori që përmbante pohime kundër Shkëlzen Berishës, djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha. Këto raportime janë bazuar nga një burim që supozohej i besueshëm, raporton “eureporter”.

Tani, kjo media “pranon se janë mashtruar dhe se këto akuza janë krejtësisht pa bazë”: Ne i kërkojmë z. Shkëlzen Berisha ndjesën tonë pa rezerva. Media ka ndërprerë lidhjet me gazetarin që ka publikuar artikullin e parë.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/136423/eureporter-i-kerkon-falje-shkelzen-berishes-shkrimi-ndaj-jush-pa-asnje-baze-te-vertete/

Ambasadori Cutillo lëshon akuza të forta: Korrupsioni mban larg investitorët e mëdhenj italianë

Italia është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë, me 57% të totalit të eksporteve dhe 28% të importeve, sipas të dhënave të INSTAT.

Por, rëndësia e shtetit fqinj nuk është kaq e lartë, kur flitet për investimet e huaja. Sipas Bankës së Shqipërisë, stoku i investimeve të huaja nga Italia deri në fund të 9-mujorit 2017 ishte 639 milionë euro, duke u renditur pas Greqisë, Kanadasë, Zvicrës dhe Holandës.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/136440/ambasadori-cutillo-leshon-akuza-te-forta-korrupsioni-mban-larg-investitoret-e-medhenj-italiane/

Përplasja 2 orëshe mes Ramës dhe Haradinajt, pastaj...

Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Kosovës, Ramush Haradinaj patën pasditen e djeshme një përplasje publike, e cila nuk ka zgjatur më shumë se dy orë.

Ishte Rama që gjatë një interviste në Kosovë akuzoi haradinajn për shpikje në lidhje me demarkacionin, ndërsa e menjëhershme ka qenë përgjigjia e Kryeministrit të Kosovës, i cili përmes rrjetit social shkruante “le të merret me shpikjet e veta brenda Shqipërisë se i dalin boll”.

Për më shumë

https://www.syri.net/politike/136238/perplasja-2-oreshe-mes-rames-dhe-haradinajt-pastaj/

Publikohen pamjet e vrasjes së biznesmenit Memli Begalla: Krimi zgjati 20 sekonda...

Publikohet video e dy vrasëve të dyshuar që qëlluan për vdekje 64-vjeçarin Memli Begalla në zonën e ish-bllokut në Tiranë, ngjarje e ndodhur të mërkurën në mbrëmje.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/136363/publikohen-pamjet-e-vrasjes-se-biznesmenit-memli-begalla-krimi-zgjati-20-sekonda/

FOTO-EMRAT/ Kapen me 17 kg heroinë, dy shqiptarë në pranga

Dy shqiptarë, Armando Xifaj dhe Ermir Daci të dy të moshës 47 vjeçare janë arrestuar në provincën e Komos pasi akuzohen për posedimin e 17.5 kg heroinë dhe 9 kg substancë që përdoret për prerje. Vlera e drogës kalon 300 mijë euro, shkruajnë mediat italiane.

Për më shumë

https://www.syri.net/kronike/136369/foto-emrat-kapen-me-17-kg-heroine-dy-shqiptare-ne-pranga/

FOTO/ Rita Ora ‘djeg’ Prishtinën, ja si është veshur për 10 vjetorin e Pavarësisë

Koncerti më i madh i mbajtur ndonjëherë në Kosovë Sheshet kryesore janë mbushur me njerëz të ardhur nga shumë vende të botës për koncertin e Rita Orës në Prishtinë.

“I Will Never Let You Down” ishte kënga hapëse e koncertit të shumëpritur të 27-vjeçares.

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/136439/foto-rita-ora-djeg-prishtinen-ja-si-eshte-veshur-per-10-vjetorin-e-pavaresise/

'Çdo pazar me Beogradin për territor të Kosovës, është një gjymtim i sovranitetit të saj!'

*Intervistë e ish-Kryeministrit Sali Berisha për "Bota Sot"

Nga Suzana Rugova me 17- shkurt 2018

Për më shumë

https://www.syri.net/kosova/136447/cdo-pazar-me-beogradin-per-territor-te-kosoves-eshte-nje-gjymtim-i-sovranitetit-te-saj/

Helikopteri bie mbi furgonët e të evakuuarve, 14 viktima në Meksikë

Një helikopter, me zyrtarë të lartë që po u vinin në ndihmë zonës së përfshirë nga tërmeti një ditë më parë, është rrëzuar duke shkaktuar të paktën 14 viktima, mes të cilëve edhe 2 fëmijë.

Për më shumë

https://www.syri.net/bote/136429/helikopteri-bie-mbi-furgonet-e-te-evakuuarve-14-viktima-ne-meksike/

Historia e Gersit që preku gjithë shqiptarët, përlot edhe Lorik Canën

Programi “Dua të të bëj të lumtur” i Arbana Osmanit, pati premierën e tij mbrëmjen e së shtunës në ekranin e “Top Channel”.

Historia që çeli këtë edicion të dytë, ishte ajo e Gersit, djaloshit të vogël që u qëllua me armë gjatë një loje me bashkëmoshatarët. Rasti i tij preku shumë shqiptarë të thjeshtë e personazhe të njohur, mes tyre edhe Lorik Canën.

Për më shumë

https://www.syri.net/sport/136432/historia-e-gersit-qe-preku-gjithe-shqiptaret-perlot-edhe-lorik-canen/