Zbardhet urdhri i Prokurorisë/ Ja pse arrestohen 3 zyrtarët e Policisë, 8 të tjerë në verifikim
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar arrestimin e tre ish-zyrtarëve të Policisë në Vlorë, në nivel drejtues.
Burime nga Prokuroria thanë për “Syri.net” se fletë-arrestet janë lëshuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda pasi 3 drejtuesit e Policisë në kohën kur ministër i Brendshëm ka qenë Saimir Tahiri, dyshohet se bashkëpunuar me “Habilajt” në trafikun e drogës.
Ndërkohë, janë dhe 8 zyrtarë të tjerë që po verifikohen nga 'Krimet e Rënda', thanë burimet.
Tre oficerët e policisë për te cilët ka dalë urdhër ndalimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, janë:
- Jaeld Çela, ish-drejtori i Policisë së Vlorës
- Sokol Boden ish-shefi i Krimeve dhe ish-shefi i kufirit në këtë drejtori.