‘Çështja Tahiri’/ Ja zyrtari i lartë që do të arrestohet në këto momente…

‘Çështja Tahiri’/ Ja zyrtari i lartë që do të arrestohet në këto momente…

19:08, 22/11/2017
A+ Aa A-

Një prej të zyrtarëve për të cilën është lëshuar urdhër-arrest nga prokuroria është ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela.

Burimet bëjnë me dije se Çela është një nga 3 personat që pritet të arrestohet në këto moment, pasi fletë-arrestet janë në duart e policisë për t’u ekzekutuar. Çela ka drejtuar policinë e Vlorës nga shtatori 2014 deri në prill të 2017, ndërsa më parë ka drejtuar drejtorinë e policisë së Durrësit.

Çela u emërua në krye të Policisë Vlorë, në shtator të tre viteve më parë, kur ministër i Brendshëm ishte Saimir Tahiri. Deri atë kohë, Çela ishte në krye të Policisë së Durrësit.

Më pas, me ardhjen e Famtir Xhafës në krye të Ministrisë së Brendshme, Çela u zëvendësua në këtë detyrë. Postin e kreut të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë e morri Gentjan Shehaj, i cili edhe e mban aktualisht.

‘Çështja Tahiri’/ Tre urdhër arrestet mbërrijnë në polici, priten ekzekutimet

‘Çështja Tahiri’, priten arrestime të bujshme nga çasti në çast

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ilir22/11/2017 19:13

Na cate trapin...leshoni urdher arresti vetem per presjone. Ne 3 dhjetor dhalla shkarkohet!

Shto koment

Denonco