Aksident tragjik në Tiranë, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën pas një aksidenti tragjik të ndodhur në Tiranë, rreth orës 23 e 25 minuta të mbrëmjes së të mërkurës tek “kthesa e Arbanës” në aksin rrugor Vaqarr –Ndroq.

Mësohet se si pasojë e përplasjes ballore të dy mjeteve tip “Toyota” dhe “Benz” kanë humbur jetën dy drejtuesit e mjeteve ndërsa kanë mbetur të plagosur dy shtetas të tjerë.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë lagështira në rrugë dhe shpejtësia tej normave të lejuara.

Ndërkohë vijojnë hetimet lidhur me rastin.

Aksidenti me 2 të vdekur në Tiranë, identifikohet viktimat. Emrat