I vë flakën vetes, humb jetën. Emri

Ndërron jetë në spital personi i cili i vuri flakën vetes me benzinë  në Lagjen "28 Nëntori" në Elbasan.

Ai është Elton Hodo, 38 vjeç banues në Elbasan.

Shkak dyshohet të ketë qenë depresioni, njofton Policia.

Hodo po transportohej për në Tiranë për në mjekim më të specializuar kur ka ndërruar jetë.

Raportohet se viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në Atdhe nga Greqia.