Një robot humanoid i njohur si Unitree u përpoq të imitojë hapat legjendarë të Michael Jackson, duke përfshirë moonwalk-un, por performanca e tij u prish për shkak të shkallëve në skenë. Videoja amatore, e filmuar gjatë një shfaqjeje në Shenzhen, Kinë, është bërë virale dhe përdoret shpesh si meme.
Ngjarja tregon një të vërtetë themelore të robotikës: ndërsa ecja e qetë në kushte të parashikueshme është e vështirë për robotët, të rimarrësh kontrollin pas një gabimi të papritur është edhe më sfiduese.
Kina ka prezantuar këtë vit disa robotë humanoid në ngjarje publike, përfshirë gala-n e Vitit të Ri Lunar, me performanca të kërcimit dhe arteve marciale. Incidenti në Shenzhen nënvizon se në fushën e robotikës, linja mes avancimit teknologjik dhe rezultateve katastrofike mbetet ende shumë e hollë.
© SYRI.net