Inteligjenca Artificiale po rrit çmimet e telefonëve, paralajmëron BT

Inteligjenca Artificiale po rrit çmimet e telefonëve, paralajmëron BT

17:28, 21/05/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Boom-i i Inteligjencës Artificiale mund të sjellë rritje të çmimeve për smartfonët dhe pajisjet elektronike në mbarë botën. Paralajmërimi vjen nga kompania britanike e telekomunikacionit BT (British Telecom është një nga kompanitë më të mëdha të telekomunikacionit në Mbretërinë e Bashkuar.), e cila thotë se kërkesa e madhe për çipa elektronikë nga kompanitë e AI-së po krijon mungesa në treg.

Drejtoresha ekzekutive e BT, Allison Kirkby, deklaroi se gjigantët teknologjikë po blejnë sasi të mëdha çipash memorie për qendrat e të dhënave që përdoren nga Inteligjenca Artificiale, duke ushtruar presion mbi zinxhirët globalë të furnizimit.

Sipas saj, rritja e çmimeve pritet të prekë kryesisht telefonat inteligjentë, por edhe pajisje të tjera si router-at dhe kompjuterët.

Kompani të mëdha si Apple, Microsoft, Samsung dhe Dell Technologies kanë nisur tashmë të rrisin çmimet për disa produkte, ndërsa prodhuesit e konzolave si Sony dhe Nintendo kanë paralajmëruar shtrenjtim të pajisjeve të lojërave.

Modeli më i ri iPhone 17 nis nga 799 paund në Britani, ndërsa versioni Pro kushton mbi 1,000 paund.

Ekspertët paralajmërojnë se investimet masive në Inteligjencën Artificiale po konsumojnë rezervat globale të çipave dhe kapacitetet e prodhimit për vitet e ardhshme, duke rrezikuar rritje të mëtejshme çmimesh në tregun e teknologjisë./Theguardian

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco