Ku gabon Çim Peka dhe ‘Hijet’ pa hije…

Ku gabon Çim Peka dhe ‘Hijet’ pa hije…

Nga Artur Zheji - 19/04/2017

Në portalin e Çim Pekës, u shfaq dje një shkrim, ku edhe unë, isha një nga “Hijet” që po merrja “kthesë”, sipas artikullshkruesit pa emër, por dukshëm editorialisht i mbështetur te Syri.net. Një “Hije” edhe unë pra, që në rrethanat e krijuara, po “braktisja” Lul Bashën, sepse të njejtën gjë, “po bënte edhe Ilir Meta”.

Fillimisht nuk e kuptova këtë shkrim dhe e mora për lajthitje. Por më pas i dhashë karar, që Çimi, kolegu im impulsiv apo ndoshta dikush tjetër, mbase është mërzitur për qëndrimin e 360grade.al, në lidhje me deklaratat e Ministrit të Jashtëm Gjerman, Gabriel.

Në fakt analiza ime nuk kishte lidhje me Çimin, por me disa deklarata emocionale, në adresë të Ministrit të Jashtëm Gjerman, që u shfaqën në disa portale dhe që e dëmtojnë shumë PD, sipas meje. Sepse Gjermania është dhe do të mbetet një aleat i rëndësishëm, i Shqipërisë, i shqiptarëve, por edhe i Partisë Demokratike. Padyshim, deklarata e Gabriel, është një “sukses” i diplomacisë së Ramës, por nuk duhet të jetë demoralizuese për Çadrën Opozitare, deri në shkallën sa të bëhet më emocionale, se sa është e lejuar në kodin politik ndërkombëtar.

Por, do të doja të rikthesoja publikisht, se, pamvarsisht goditjes ballore që ju dha protestës nga diplomacia gjermane apo pamvarsisht se çfarë bën Meta me Ramën, darkojnë apo mbajnë mëri, ndahen apo bashkohen përsëri, qëndrimi im, në lidhje me keqqeverisjen Rama dhe me rrezikun që u kanoset Zgjedhjeve politike nga Rama, nuk ndryshon dhe nuk ka se si. Sepse unë mendoj dhe gjykoj gjithashtu se protesta e Bashës është mëse legjitime. 
Çimi, darkon dhe drekon më shpesh se sa unë, me aktorët më të rëndësishëm të këtij vendi, të të gjithë niveleve, përfshirë këtu edhe me Ilir Metën dhe kjo është e drejta e tyre, sepse ata janë miq të vjetër. Mirëpo kjo, nuk e përligj kolegun Peka, të paragjykojë, thjesht sepse ashtu i vjen, Portalin 360grade.al, të drejtuar nga unë.

Një gjë duhet të sqaroj, unë nuk jam i rreshtuar me Opozitën dhe me Partinë Demokratike, por unë, në mënyrë modeste, për aq sa përfaqsoj dhe për aq sa më lexojnë, jam në Opozitë me kryeministrin aktual. Por për këtë, unë kam kriteret e mia profesionale. Të jesh në Opozitë, nuk do të thotë që gjithshka është e zezë te kundërshtari, dhe nga ana tjetër, jo gjithshka shkëlqen vetëvetiu, vetëm sepse është në opozitë, te Opozita. 
Reagimi i disave, për qëndrimin gjerman, qëndrim zyrtar i Shtetit Federal ky, ishte i pabalancuar dhe i dëmshëm. Sepse u jep argumenta, raportuesve të të gjitha llojeve pranë Qeverisë Gjermane, që të bëjnë interpretime, në dëm të qëllimeve dhe strategjive opozitare shqiptare.

Gjithësesi, dua të qetësoj Çimin dhe ata që e mendojnë si ai, në mënyrë të nxituar, se unë vijoj të mendoj që: Qeveria Teknike përpara Zgjedhjeve, do të ishte një zgjidhje e mençur dhe e duhur, për të shmangur sadopak bandat dhe banditët e drogës, nga Zgjedhjet Politike shqiptare.
Por e mirëkuptoj Pekën, ngase tensioni është shumë i madh. Deri tash, nga Qeveria e sotme, më kanë ardhur vetëm kërcënime direkte dhe indirekte, nga qenëria lehëse e dorës së dytë, e oborrit kryeministror, por vetëm kaq.

As premtime, as joshje dhe as, Zot na ruaj, të tjera gjëra.
Prandaj Çim, mendoj se, pamvarsisht njeri-tjetrit, dhe secili në mënyrën e vet dhe në “llogore” të ndryshme, do të jemi në Opozitë me këtë kryeministër kaq problematik, kaq ambicioz dhe prej ambicies së pa fre, kaq të rrezikshëm. /360grade.al/

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp20/04/2017 13:46

z.Zheji.Ju keni treguar se sa shume je lodhur per te pajtuar Fatos Nanon me Edi Ramen por edhe te dy keta me Ilir Meten.Ti e di forte mire se mos marreveshjet nuk ishin thjesht keq kuptime e gricje ne pije, per cikerrima.Ka ardhur ora e se vertetes.Cfare gatuam te gjithe ne Republiken e vjeter dhe cfare do kontribojme per Republiken e RE.Kjo kerkese eshte e pa negociushme.Pra pendese dhe kontribut.Po menduam se gjthcka kalohet me demagogji nuk kemi kuptuar thelbin e kerkeses se kohes te 80% te qytetareve shqiptare, nevojes per themelimin e Republikes se RE. Po u gricet Ti me Cimin vonohemi Turi.Na iken treni.Z.Basha besoji e kujtoni, se sygjerimit te te tijve, per te protestuar ndaj qeverrisjes kanabiste, i quante si jo ne mode per kohen.Per te miren demokracise, zbriti nga qielli i "politikes per politike" dhe kuptoji se politika e mocalit me gjithe agregatet qe e shoqeronin, po e conin vendin te asgjekundi.Ne BE jo e jo.Ja qe te jemi ne krenar, po ja hedhim fajin te huajve, se nuk na kane lene te ecim sipas interesave ,pervojes,traditave e resurseve tona, etj argumenta.Ja e zeme se Gjermani nuk tha gje fare.Ja e zeme se edhe mysafiret qe priten te vijne do marin te njejten pergjigje nga z.Basha.Qeveri Teknike.Me qe jeni ne te njejten mendje me Cimin e me Cadren, si thoni?.Nese themelimi i Republikes se RE duhet te ngrihet me ca "kurban" perfshi edhe Edi Ramen edhe mikun tend Ilir Meten edhe te preferuarin tim F.Nanon, apo L.Bashen,apo z.Berisha si mendoni ju te djegim jorganin per nje plesht, apo te dizifektojme jorganin.Zgjedhjet e lira jane themeli mbi te cilin do ngrihet Republika e RE, ku vendi yne do jete nje vend i jetushem dhe i dashur, jo vetem per qeveritaret por per gjithe shqiptaret.Vleresoji lart realizmin politik dhe vendosmerine e L.Bashes dhe gjithe qytetareve dhe pezmatohem, pse ne te majtet, progresivisht po tregohemi me gisht nga qytetaret edhe si shkaktar te gjendjes.E majta duhet te distancohet nga te gjithe ata qe duan te identifikohen me nji ciban.Kanabizimi,droga,koncensionet korruptive,korrupsioni ne pergjithesi, zhvatja e fondeve publike jane kthyer ne mode ne republiken e vjeter.Ato sigurisht e kane nje bacevan.Cojme nje bacevan tjeter, qe ne vend qe ti ujise, do ti sperkase me preparate.Mbreti eshte lakuriq.Kete zoti meta sigurisht qe e shikon.

dikush20/04/2017 11:14

Nuk me duket se jeni kaq naiv z.Zheji sa me deklaraten e nje ministri te jashtem , kryetar te nje partie te majte gjermane, te pergjithesoni gjithe mendimin politik ne Gjermani e gjetke. E pranoni vete se ju terheq kraba majtas, e megjithate pranoni se i kundershtoni politikat e shefit socialist Rama. Mesa eshte njoftuar publiku shqiptar nga mediat, eshte nje dipllomat gjerman i angazhuar ne BE, qe i kishte kerkuar pandershmeshmerisht e jashte cdo llogjike dipllomatike e demokratike, pese shefave te partive opozitare te "cadres" suaj te pa preferuar, qe t'ja dredhin si Likja PD-se e te regjistrohen ne zgjedhje duke ju premtuar qe te mernin mandatet e saj.. Ishin keta politikane qe e denoncuan publikisht kete nderhyrje te piste. Rama dukshem per ti shpetuar situates ku e ka ngateruar veten e Shqiperine, po perdor sulmin si mbrojtjen me te mire duke nxjerre perpara vettingun e sajuar prej tij per te ndeshkuar te gjithe ata qe mendojne ndryshe, si te ishte bibla apo kurani. Kam bindjen se nese ne Parlamentin europian do te behet objekt diskutimi nderhyrja e pandereshme e dipllomatit gjerman si perfaqesues i BE, z.Gilbert si shef i dipllomacise gjermane do te vihej ne pozite te veshtire. Eshte kjo me duket arsyeja qe ai veproi si Rama me sulmin si prioritet per tu mbrojtur. Menjehere si u takua me Bushatin e me pas me Ramen, pa u takuar fare me lideret e opozites, ju versul kesaj me akuza te njejta me ato te Rames. Nuk e degjuam z.Gilbert te flase se cfare mendimi ka ai per mbushjen e shtetit shqiptar me njerez me rekorde kriminale nga Rama e me kultivimin masiv e trafikun e qindra toneve te kanabisit ne Europe, por te gjitha fajet ja hodhi opozites. Ju pranoni vete z.Zheji se opozita ka te drejte per keto akuza e ne te njejten kohe merakoseni se mos i ngelet hatri Gjermanise, nese opozita shqiptare nuk hesht per ti denoncuar, Pra bini ne kundershtim me veten tuaj qofte edhe sikur mendimi i z.Gilbert te jete mendim i gjithe politikaneve gjermane.

shaba20/04/2017 10:13

Z.Turi. Jam dakord me qendrimin tend ndaj qeverise, qeverisjes dhe Rames, si edhe qeverise teknike. Por nuk duhet te jemi dakord me diplomatet e cilitdo vendi mik, partner apo armik kur na thone qe te hame edhe m... se ka raste qe mund te jete edhe i mire.

Krist20/04/2017 00:39

Zoti Zheji,diplomacia quhet keshtu,me kete emer,vetem sepse asnjehere,ne asnje rrethane dhe ne asnje vend te botes,ajo,pra diplomacija,nuk ben kurre goditje,e aq me pak ballore.Ajo ja len goditjet,e sidomos ato ballore,ministrise se mbrojtjes, ndersa vete,ajo luan me fjalet,i rrumbullakos,e I lemon ato me delikatese,qe atij,qe I adresohen ato fjale,te mos t'i marre vesh,e te mos I kuptoje me degjimin e pare,por mbasi t'i kete degjuar,t;i studioje me qeetesi,bile po deshe ti edhe me dashuri,dhe vetem mbasi t;i kete bere nje analize te kujdeseshme,,mund ta kuptoje efektin e forte (ne se e ka) qe jep deklarata diplomatike.Ndersa ministry gjerman,pavaresisht se eshte I atij shteti te fuqishem,nuk mund te quhet (jo nga une dhe shqiptaret,por besoj edhe nga ty),diplomat,sepse:Nje diplomat (I cfaredo klase qofte)ne se niset per te sheshuar problemet qe mund te kete vendi qe viziton,fillimisht duhet te informohet nga institucionet e vendit te vet,per situaten qe do ballafaqohet,atje ku shkon.Kur te ndodhet ne destinacion,duhet te takoje te gjithe plasen politike (kryesoret,gje qe nuk e beri plotesisht) dhe vetem mbasi te kete degjuar te gjitha palet,t'i analizoje dhe vete mbasi te nxjerre konkluzionet,(te cilat mvaren edhe nga aftesia e tij),mund t'i deklaroje ato,ne konferncen per shtyp.Dhe jo te deklaroje se na qenka socialist dhe ata,pra socialistet nuk I pergjigjen pyetjeve te gazetareve.Por,gazetaret e dime se ne c'nivel jane dhe cfare inisiative kane.Ata duhet ti thonin ketij burri mysafir,more zoteri,keni ardhur si socialist per te takuar homologet tuaj,apo keni ardher si MINISTER I JASHTEM,Ne po te pyesim ,si te tille,por,si socialist mund te te pyesin vetem militantet socialiste dhe gazetaret e EDITV.Prandaj reagimi ndaj ketij "Diplomati"qofte edhe gjerman,ka qene I ashper dhe shpresojme qe tjetri qe do vije se shpejti,t'i eleminoje keto "gabime" (po I quaj keshtu per delikatese),ndryshe,eshte e kote qe harxhon kohen,tone dhe te tijen.pershendetje.

Shto koment

Denonco