Sikur ta censuronim Sali Berishën

Sikur ta censuronim Sali Berishën

Nga Bledian Koka - 28/02/2018

Të dielën, Fax News publikoi i pari informacionin se oficeri detar Artur Meçollari ishte larguar nga ushtria në vitin 2012, për spiunazh dhe cenim të sigurisë kombëtare.

Në momentin që ne si televizion ramë në kontakt me informacionin dhe që ishte i qëruar nga pikëpamja e besueshmërisë, sigurisht që vendosëm ta publikonim lajmin, por e dinim që do të ishim vetëm dhe për shkak të modestisë tonë si kanal rishtar 6 mujor, nuk do të ishte e vështirë për propagandën që mediat e “mëdha” prodhojnë nën diktatin e zyrës së shtypit të Kryeministrit, lajmi do të kalonte pa u ndjerë.

Gjithësesi duke qenë se raportin kemi vendosur ta ndërtojmë me opinionin publik, dhe vetëm në interesin e tij më të mirë të tij, lajmin e transmetuam dhe bashkë me ne patëm edhe suportin e portalit SYRI.net.

Dhe nga ora 15:30  të ditës së Diel e deri në orën 11:00 të ditës së Hënë, Fax News dhe SYRI.net ishin të vetmet media që e mbajtën lajmin të transmetuar, ndërsa mediat e tjera heshtën. Heshtën ashtu siç kanë heshtur prej 4 vitesh e gjysmë para çdo skandali. Kanë heshtur derisa për atë fakt nuk ka folur edhe Sali Berisha, dhe në 4 vite e gjysmë ky version nuk ka cçeduar kurrë në vërtetësi.

Kështu ndodhi edhe me skandalin e spiunit të ushtrisë shqiptare (të faktuar me zë e me figurë nga Shërbimi Informativ i Ushtrisë), që tashmë po negocion sërish për llogari të shqiptarëve, me grekët për detin. U desh edhe njëherë dalja e ish Kryeministrit Sali Berisha përpara mediave jashtë sallës së Kuvendit të Shqipërisë që opinioni publik të bindej njëherë e mirë se një skandal spiunazhi po konsumohet sot e gjithë ditën brenda grupit negociator të një prej marrëveshjeve më delikate që ky shtet ka negociuar të paktën në 27 vitet e fundit.

Më erdhi në mendje ky rast përballë histerisë që ka plasur që pas të Hënës në mbrëmje, natë kur ish kryeministri Sali Berisha ndërhyri në lidhje telefonike në “Studio e Hapur” për të sqaruar edhe njëherë versionin e tij për aktivitetin e spiunazhit të Artur Meçollarit.

Një grup gazetarësh, Mero Baze nga njëra anë dhe spond Andi Bushati nga ana tjetër i janë përveshur idesë që mediat duhet të censurojnë njëherë e mirë Sali Berishën dhe aktivitetin e tij në Facebook. Pa dashur të bie në përsëritjen e fakteve se po të mos qe për “qytetarin dixhital” dhe vullnetin e Sali Berishës për të folur kur të gjithë kanë vendosur të heshtin, sot në Shqipëri do të vijonin të uleshin e të ngriheshin “kaçatorët” e drogës nga Gotulla e Ishmit në Divjakë, e nga Gjadri i Lezhës deri në Lumin e Vlorës.

Pa “qytetarin dixhital” dhe vullnetin e Sali Berishës për të folur sot rektore e Universitetit të Tiranës do të ishte Klodeta Dibra dhe jo Mynyr Koni. Dhe të gjithë e dimë sepse… Dhe ndërsa lista e shërbimit ndaj interesit publik e “qytetarit dixhital” dhe Sali Berishës është e gjatë, e shkurtër është memoria e atyre që nuk u leverdis dhe nuk e deshën kurrë as “qytetarin dixhital”, as Berishën e aq më pak interesin publik.

“Qytetari dixhital” dhe Sali Berisha nuk janë sot e keqja më e vogël e domosdoshme nga e cila duhet të punojmë ne si media që të shpëtojmë njëherë e më parë. Andi Bushati e ka gabim. Të dy subjektet në fjalë janë sot një aset garancie për informimin publik, kushdo që pretendon të kundërtën thjeshtë e vetëm qëndron nga ana tjetër barrikadës…, dhe jo se për këtë ka ndonjë dyshim!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Nebil01/03/2018 07:45

C'fare Spiuni eshte ky, i pa denuar me akuzen ne dem te Sigurise Kombetare.
Pa fakte as tradhetia bashkeshortore nuk merr divorcin nga gjykatesja.
OSE FAKTE E NE GJYQ E NE BURG SPIUNI, ose MEA CULPA!

Jimmy Z.01/03/2018 00:31

Le te mundohen ta “ censurojne “ por do ishte e Rendesishme te arrihej pozicjonimi i Berishes si udheheqes i gjith Opozites se bashkuar !
Kjo do ndryshonte shume shpejt situaten politike aktuale! Presidenti Meta po tregon se eshte nje burre i vertete Shteti! Edhe ai mund te binde Berishen ! Eh !

Askushi 28/02/2018 23:07

Mero Baze paguhet nga mafia dhe sigurisht qe kerkon te censurohet lirija, fjala e lire, denoncimet e lira, te censurohet shtypi ilire, gjitheshka te censurohet ne menyre qe ai dhe mafia te vazhdojne te kene rrugen e paster per te bere cfare te duan. Te gjithe ne po shohim dhe po degjojme qe media eshte e kapur nga kryeministri, dhe ky palo gazetar i neveritshem Mero, hesht.

Shto koment

Denonco