VIDEO /Mustafa: Për ndalimin e trenit, nuk u dha urdhër as nga unë dhe as nga Thaçi

VIDEO /Mustafa: Për ndalimin e trenit, nuk u dha urdhër as nga unë dhe as nga Thaçi

19:39, 07/02/2017

Kryeministri Isa Mustafa thotë se treni u ndalua në bazë të ligjit të policisë së Kosovës dhe nuk kishte urdhër as nga ai e as nga Presidenti Hashim Thaçi.

Kryeministri Mustafa nuk ka dashur të saktësoj se kush ka dhënë urdhër për ndalimin e trenit.

“Urdhër s’ka dhanë askush aty për me e ndalë sepse është çështje e policisë që policia të vendosë mbi bazën e ligjit”, tha Mustafa në Rubikon të KTV’së.

Ndërkohë Presidenti Thaçi, kishte thënë në emisionin ‘Komiteti’ se po të mos ishte ai, treni ilegal i Serbisë do të futej në Kosovë.

 “Po do të futej”, ka thënë Thaçi.


I.Mustafa by GazetaExpress

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco